“Orakujt e Tomorrit” urojnë: Suksese në detyrë, mos na zhgënje! Ndero veten, na ndero edhe ne, skraparllinjtë, kudo që ndodhemi!
Klodian Braho ka nisur sot zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Braho është i treti prokuror në krye të SPAK.
“Marrja e detyrës, më shumë se moment simbolik, është angazhim për të respektuar kushtetutën dhe ligjin, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK dhe forcuar më tej besimin e qytetarëve, – ka thënë ai , – se ushtrimin e kësaj detyre, fokusi im do të mbetet forcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standarteve ligjore dhe garantimi i pavarësisës së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës”.
“Orakujt e Tomorrit”, si një zë i shtuar i Skraparit, në emër të bashkëpunëtorëve, lexuesve dhe ndjekësve të tij të shumtë, gëzohet për arritjet e këtij djali, dhe urojnë një udhëtim të mbarë në kryerejen e një detyre të vështirë dhe me përgjegjësi të lartë, që e bëjnë vetëm njerëzit e ditur, të guximshëm dhe trima.
Urime Klodi dhe…mos na zhgënje!
#Orakujt…
