Orientalizmat e Skraparit në fjalorin e leksikografit të shquar shqiptar
Viktor Bakillari
Leksikografi shqiptar shkodran, Tahir Dizdari (1900-1972; lexoni për jetëshkrimin e tij në Vikipedia) ka sjellë një vepër monumentale për orientalizmat që kanë hyrë në gjuhën shqipe.
Dizdari ka qenë qëmtues i veçante i fjalëve orientale që kanë hyrë në shqipe. Pak prej tyre gjejmë të mbledhura edhe në Skrapar.
Ne kemi këqyrur krejt fjalorin e tij (provojeni, uluni ta shikoni!) dhe kemi nxjerrë ato ku shënohet fjala Skrapar. Janë 80 të tilla.
Zërat jemi përpjekur t’i sjellim ashtu siç i kemi gjetur, pa i ndryshuar, për të ruajtur autenticitetin dhe për të shmangur keqinterpretime të mundshme duke qenë të bindur se ka vend për saktësime.
Saktësimet do t’i bëjmë në një periudhë të dytë.
Le të shikojmë zërat e nxjerrë nga fjalori i Tahir Dizdarit për Skraparin.
ADÈT-I m. zakon, doke, ojtnì, qoke, zâje, shprehi, “Thuaja, bilbil, thuaja, / Thuaja si e ke ade’në” Skrapar.
AJAM-I m. Skrapar: koha e volitshme “J. Gjinari BUST SSS 1 (1958) f. 97.”
ARÀB-I m. por në gjuhen e popullit në të shumtat e viseve me shurdhim të okluzivit labial fundorë. arap: Varri i Arapit (Skrapar), Arapaj (lagje dhe fis në kat. Spathar, Skrapar).
ASHÈF-I m. “gjellëtore, kuzhinë” në të folmen e Skraparit dhe të Oparit.
ATLLÀS-ZI m. “Pëlhurë e ndritun që mund të jetë ba prej mëndafshi, prej leshi, prej pambuku o prej lini”. Diku ngjeti në të folmen e Jugut edhe akllaz, por në Skrapar çtrajtue deri në allkaz: “Nimet shtruar me akllaz” Rrok Zojsi BUST SSS 2 (1938) 226.
AVÀZ-I m. fjalë tipike e toskënishtes, ku dhe me aspirim, havàz: za, jone, motiv muzikuer, shkallë muzikore; melodi
“Avazet e së ëmës, ç’i zuri e bija, / Rritu moj bajame, se ta shkoj selvija” (Skrapar).
BAJÀM-I m. geg., bajàme-ja f. tosk., ku ndigjohet dhe me shurdhim të bilabialit nistor (në Mallakastër) pajàme. “Tu ndrashën gërshetat, sa s’ti nxë shamija, / Rritu, moj bajame, se ta shkoj selvija” Skrapar.
BASH-I m. krye (në veshtrimin abstrakt), shef, kryetar; dorë e parë, ma e mira, mezja, kryesorja. Në fjalëformime vjen si komponent i parë dhe i dytë (para dhe mbrapa fjalës), dhe ashtu forcon, naltëson kuptimin e rangun e asaj që paraprinë a që i ngjitet mbrapa: bashbajrak, bashçaush, bashqatip, bashustà, bashmahallë, bashegàbje, bashbandill: “Ç’u mbush oda plot bandillë / Na kërkojnë Mahmudinë / O bashbandilleja” Kolonjë; bashbeqar: “Moj unaza rreth me ar, / More trimin bashbeqar” Skrapar.
BIZ ndf. Shkodër: lodra që luhet me hedhjen e bizit shum mënyrësh, i cili ngulet në dhè me bar të njomë ma së forti, tue qenë lojë pranverore. Kjo lodër luhet edhe me brisk me majuc, por gjithnji i thonë biz, në Tiranë picash, dhe ke Cordignano picamajkash. // Në Skrapar ndigjohet bizul dhe bizulkë m. mb. shpovarës, ngatrrestar, turbullues (trajtë me zgjanim sufiksesh biz+ul+kë?).
BUXHÀK-U m. sh. buxhàqe Korçë: qoshe, kand, sop: zere buxhakun merr vend në kandin kryesuer të votrës, të minderit… Me kët veshtrim edhe sot në të folmen e Oparit e Skraparit. Sh. J.Gjinari BUST SSS 1 f. 152 (1957), f. 97 (958) Nr.1
BYREKSHEQÈR-I m. Skrapar: ambëlsinë si gurabijat e Shkodrës: brum i zanun me tëlyen të shkrimë, me sasinë e duhun të miellit të grujtë dhe të sheqerit. Si t’u jepen kuleçve trajta e dishrueme, piqen. Turqishtja s’e ka kët fjalë. Ambëlsinës që bahet fjalë në at gjuhë i thonë: sheqerparè (sh. kët fjalë).
ÇATÌ,-JA f. Jugë, Shqipn e Mesme: mbulesë me tjegulla të nji shtëpije, të nji ndërtese; pullaz, kulm në Kosovë, karpëz Cord. pvb. “Kujt i bije çatija, i qan shtëpija” Jugë. “Ku më lenë pikat e mija të shoh çatitë e botës” Lunxhëri. “Sa qepra në çati, aqë nuse në shtëpi” kalamajsh, Skrapar.
ÇOHADAR, çuadar-i m. “Çuadarët gjith’u mbluath..” G.Meyer Albanische Studien VI 84. “Të tre pashallarët, / gjith çohadarët” Hahn. Alb. Stud. // Çuadarë, emën fisi dhe lagje në Grepckë të Skraparit. Çuadari Hasan.
DAÙLLE-JA f. vegël muzikore membranofone, e përbërë prej nji kashe të rrumbullakët prej druni në trajtë cilindrike, e mbulueme në të dyja anët me lëkurë të rregjur dhe e shtrëngueme anash me litar.
“Daùllet në Bilisht, në Poloskë lozin valle” Devoll. “Bije daùllja në vesh të shurdhër” në Skrapar. fig. mu bë koka daùlle, nga telashet. Kish mbetur rrip daùlleje, pa asnji kacidhe, pa asnji ovull në xhep, trokë.
DUDÌ-JAI f. “nji lloj turtulli që merr emnin prej ngjyret” G.Meyer EW76 (o). // Në Skrapar, rreth i Gjakovës, i Kavajës (Kryevidh): shpend që qëndron nëpër druj, me sqep si të zgjatun, me pupla bojë hini e në të kuqe të zbetë, në madhësinë e nji pëllumbi e me nji njollë si gjysmë-hanë mbas qafet, të cilit Tirana e Shkodra i thotë kumrì.
DUHÀN-I m. bot. (Nikotiana tabaccum). Duhanishtë, emën topik në kat. Blezënckë të Skraparit.
DYNJÀ-JA f. pvb. “Nji gojë tret nji dynja” Skrapar.
ERZLLÌ, erzlleshë, mb. tosk. (tur. s’e ka me sufik -lì): i ndershëm, i sajdisshëm, që digjet për t’i nderjen tjetrit, “ehrlich” G.Meyer. Pvb. “shit mashën e kacinë, bëj mik erzëllinë” Skrapar.
EVLÀT-I m. Jugë, Shqipni e Mesme, ku dhe evlàd si në Kosovë; aulad Shkodër ana muslimane, ajo katolike e qytetit dhe në malësi ulad dhe me aferezë ylad: bir e bì, fëmi, birëni, pjellë, plloe, lemjak, kylysh (në katunde të Tiranës njasthu si zog, zogjt’ e mi në Shkodër).
“Çobani thotë: ç’mendon nëna dhe babàj për evla’në mos ma heqtë as kraba” Skrapar. “I mirë, i lik evlati ësht yti, njeri s’ta ble”. “Evlat’i evlatit, mjalt ‘i mjaltit” Skrapar (thalb thalbit në Shkodër).
FARFURÌ-JA f. tosk. Porcelanë, enë porcelane. Në Skrapar pjatë biluri ose zinkoje qoftë: farfuri gjelle, filxhanësh.
FUKARALLËK-U m. vorfnì, vobeksì, skam, papasmenì, it. pauperismo, ke Busetti 603 “mendicità” (?). E ka mbulue fukarallëku të ngratën me nji tubë fëmi rreth votret. “Na ruaj Zot nga dimrë kërthi nga zabiti axhami, dhe nga fukarrëku në pleqëri”. “Fjalët e shuma fukarallëk” Skrapar.
GËRBET-I m. geg; në tosk. Me kalimin e velarit nistor g:k, kurbet: largim nga vendlindja, shtegtì në dhè të huej, mërgim. “Zunë yjtë trallojnë, / Zunë kurbetli’e shkojnë, / Trim more…” Skrapar.
GJYLÀLLE mb. “mollë e bardhë” në Malësi të Gjakovës. Në Dukagjin shqiptohet gjylàve. // Gjylavë-a em. topik në Therepel të Skraparit.
HAJDÀR – I (m.) geg.; në tosk. me errësim të a-së tonike hajdër: epitet e halifit Alì. Ndeshet dendun në vjershat dhë psalmet e Bektashìvet. Përdorë si epitet edhe për Ali P. Tepelenen në shum kangë të thuruna për te.// Em. i përveç. kudò në onomastiken tonë. “Hadjar’i Belegut / E don hânn i Isuf Begut” Krue.// Në Shkodër: lidh hajdar e zgjidh hajdar, nuk kam këmishë me se dal: për prind që bajnë fëmi shum e s’janë në gjendje të përballojnë jetesen.// Hajdèraz, emën fisi dhe lagje në kat. Grevë të Skraparit. Arab. h a j d à r حَيْدَر “luan”
HAJDÙT – I (m.) shm. hajdùtër, ma së forti fjalë e toskënishtes: cub, prètar, grabitës, kusar, strujak, vjedhës. Hajdut i maleve, hajdut i natës, hajdut me çisme, me opinga. Pvb. “Beja ësht kalaja e hajdutit” Skrapar.
HANXHÌ – U (m.) pronar ose mbarështues i hanit. Pvb. “hanxhiu me qiraxhiun piqen kollaj” Skrapar.
HANEBERDÙSH (ndf.) Kurvelesh, Skrapar, Shqip. Mesme: njeri pa prokopi, pa shtëpi, që sallanepset posht e lart; kudo rafsha mos u vrafsha.
HARDÀLL – I (m.) bot. bimë që kultivohet për farët e saj të athta e djegëse, që skuqen dhe kanë vetìna mjeksore; sinap. Të punueme për t’u përdorur në gjellëtore – mustardë. Fig. budallë, i pagdhenun; It. zuccone. Sh. dhe B. Becin (SF I 86 viti 1965) për Reç – Dardhë. Pvb. “ma i mirë i vogël e mandall, se i madh e hardall” Shkodër “Lëng stërlëngu e lëng hardalli” Skrapar. “Hasmit ia ver kufinë larg” Skrapar.
HUJ – I (m.) në Veri e shumkund; por në Jugë dhe Elbasan edhe tue palatalizue spirantin fundorë huq – i: vertyt, vetì, pelqyrë. Nuseja së pamit si të gjitha shoqet, por na ka dalë me huje të mira. Huje të mirë, huje të këqi: vertyte, vese.// Vese, defekte: ti s’m’i pate këto huqe bir’i babàjt. Kanë trashëguar disa huqe të këqi. Pvb. “kali i kuq e ka nji huq” Labëri. “Gruaja dhe mushka sa mplaken, aq më shumë e shtojnë huqin” Skrapar.
IBRIK-U m. sh. ibriqe; … // Në fjalorin e Bardhit ibrig “amphora”; …. // Në fjalë formime: ibrikzjari në Skrapar.
ISTEK-U m. Skrapar: “vullnet, dëshir, zell”. Kam istek për t’a kry kët punë. Paraqiti dorëheqjen me istek.
JAHNÍ-JA f. Gjellë me mish që gatuhet shum mënyrësh simbas vendeve: …pvb. “Mos prish nji kazan jahni për pes pará biber” – Skrapar.
JESHÍL-E mb. Bojë bari, blerët, gjelbër, i rimtë, i preshtë. Jeshilonj fol. Jugë: “bleroj, gjelbëroj, gjethohem, gëllinjtem”. Zuri fusha jeshilon, / Zuri gjethi gjelberon, / Bilbili e qyqja këndon” – Skrapar.
JONGÁR-I m. muz. …pvb. “me një i bije jongarit” – Skrapar.
JUNÁN-I m. … “Kur dolli Lacia te stani, / Hedhi syt nga Marjani, / Mbushur me zabit Junani” – Skrapar.
KADËNË-A f. Jugë; …zonjë, zonjë shtëpije në përgjithësi; amvisë, stajanicë. …// Gorica e Kadënës, emen topik në katundin Blezenckë të Skraparit.
KAHÁR-I m. Jugë me asimilim progresiv; në Veri, tue shpërngulë theksin káhër: pek, mullâ, angth; kasavet, kujdes i madh, mendim; dhunë, rrënim. “Moj unaza rreth me ar, / More trimin bashbeqar, / Shoqet o kishin kahár” – Skrapar.
KAÍK-U m. Veri, ambigjene me tosk. kaíke-ja f. Në terminologjinë detare ulqinake: barkëz (anijez) me vela ose me motor, me kapacitet bartës 400, 500-600 e deri në 800 kuintal, me dy direkë e dy rranga; fëllugë, bracer – në fjalorin e H. A. Gjokës. // Kaíke-ja f. në Tiranë e Skrapar: pjatë biluri ose zinkoje, picigjatë që përdoret për të servirë gjellë nëpër gostina.
KALLAJXHI-U m. Kudo, në Zagori, Skrapar kallanxhi: zejtari që merret me ndreqjen e enëve të bakërit dhe me kallajtisjen e tyne. Ma së forti me kuptim të përfshishëm: remtar, bakërpunues. pvb. “Kur u bane kallajxhi e kur e xine bythën” Shkodër. “Atje luajti qeni i kallanxhiut” – Skrapar.
KANXHË-A f. Shul i gjatë me nji grep të hekurt në majë. … Në Skrapar e Përmet drejt nga tur. kanxhë “mashë e zjarmit”.
KARAVÁNE-JA f. Sahan i madh bakërit që zente gjellën e dhet ushtarëve; it. gamella. Fjalë popullore në kohen e sundimit osman; sot ndigjohet vetëm në Skrapar: sahan i madh e i thellë prej bakërit, me dy vegje, që përdoret për të shprazë në tê mish me shum lang. tur. karavaná.
KAÚR-I m. Jugë, ku dhe me epentezë të nji guturali velar për t’i ikë hiatit kahúr; në geg. me theks në a dhe fortim të dridhsës káurr. Para 45 vjetësh: i pabesë, i patënzonë, i pafé, pagan; jo-musliman në disa vise (°), por në Veri ma së forti armik i kombit e i atdheut. Në emna topikë: Grop’ e Kaúrit, Varr’i Kaúrit në kat. Paftal të Beratit; Vadhëza e Kaúrit, në kat. Spathár të Skraparit
KËRBAÇ-I m. Copë drujet e ujdisun, ose pjesë lëkuret e fortë e përdredhun dhe e zgjatun, që e përdorshin për të rraf kend; kamxhik, dredhë, kështúr… pvb. “Kopaçeja dhe frika kanë dalë nga xheneti” – Skrapar.
KOÇAN-I m. 1. Gjirokastër, Pogradec e ngjeti: trupthi i disa bimëve që ngel thatë kur u shkoqen gjethet e kokrrat, si misër, lakna etj. … druçkë-a f. rreth i Beratit e Skraparit; … misrishte, mistrishte, mishtrite, mishtrishte-ja f. përkatësisht në katunde të Vlorës, Skrapar, …
KOKONË-A f. 1. Shkodër: grue europjane shum e bukur e stolisun dhe e kërpitun, grue që gëzon lirinë. E bukur si kokonë (dhe si kakonë, ana muslimane). …“Ti qënke kokonë, / S’qënke për të sharë” Rrok Zojzi për Skrapar (BUST SSS II, 231, viti 1958).
KOXHÁ mb. geg. Në tosk. dhe me sonorizim të guturalit goxhá: i madh, i bamshëm: koxhá burrë, koxhá djalë, pika e djalit; goxhá bina. …// Arr’e Goxhájt, emën fshati topik në kat. Blezënckë të Skraparit.
KUSKÚN-I m. … “kajish i ngjitun për shalë a samar, që përshkon vithet e kafshës. Në Skrapar tuzgun.
LENGJÉR-I m. Jugë; në Shqipni të Mesme me ndërrim fonetik e:i në silabë të parë dhe në f. lingjére-ja: 1. Skrapar: qase bakri për të shprazë në tê mish të pjekun të ndamë në thella.
MEJDÀN-I m. 1. Shesh, vend i hapun, pjacë; log, patalok; “offentlicher Platz” G. Meyer EW–, Weigand ADË 53 që e kanë për fjalë turke. 8. Në toponosmastikë: … Qafa e Mejdanit në kat. Grevë të Skraparit.
NAZIQ-E mb. nazyq geg. në tosk. dhe nazìk, nazùq: (vjet) delikat në sjellje (edhe në veshje) skofinar, gjentil, sqimatar, … Asht naziq në të ngranmet, në veshje, në sjellje. Grue nazyqe. “Moj Manushe, moj nazike!/ Ç’deshe ti në Kamenicë?/ Rush e fiq e plot shamitë”- valle në Skrapar.
NISHÀN-I m. 1. Shenj në të gjuem, synim, pikësim. Në Breg të Nishanit, em. topik në Grevë të Skraparit.
ÒJA-T efshm. Jugë; … hoja-t, të cilave Skrapari u thotë zhizhe dhe Korça hojna, lule të punueme në qindisje.
OLLI: 1… Begolli emen fisi në Pejë por edhe në katundin Vendreshë të Skraparit.
QEBGJIR-I m. qepgjir, qevgjir: … 4. Skrapar: Nji lloj qoftesh me brum mielli dhe voe që fërgohen në gjalpë si petullat e mandej spërkaten me kos e hudra.
QORR-E mb. 1. I verbët pa dritën e syvet. 9. … Qorranj em. lagje e fisi në kat. Strorë të Skraparit.
QYLÀH-I m. …2. Qylafi em. familje Qilafku në Dibër të Madhe. Bregu i Qylafit, em topik në Grepckë të Skraparit.
QYLYK-U m. … 2. Në Skrapar: kunji që ka përsipër shatërkazi, për ta dallue nga kazma shytë ose me veshë.
REHANÌ-JA f. dhe rahanì, fjalë e toskënishtes: lang rushi (musht) i zimë me i hollë se pekmezi. E përmendun rehanija e Skraparit e mandej edhe e Mallakastrës.
RESHEDÌ-JA f. 1. Në mjeshtërinë kulinare të Skraparit, ambëlsinë që ndreqet me nisheste, gjalpë e sheqer, asaj që vise të tjerë i thonë hasude, aksude (kur asht e shkërmoqun) dhe në reth të Tepelenës revani në tigan.
SAÇ-I m. … 3. Në Tiranë: saç me majë, saç shyt. Në rrethet e Beratit, Kolonjës, e Skraparit saçit i thonë çerjep, dhe çerjepit ponicë.
SAHÁN-I m. 1. Enë bakri e thellë, … (°) Pvb. Miza nginjet dhe mb’anë të sahanit dhe po tamahu e bën të hyjë në mest dhe mbytet” Skrapar.
SARGÍI-JA f. … 3. Skrapar, Berat sargjí-ja f. (me zbutje të guturalit velar në atë prepalatal): pëlhurë si ajo e thesit që mbushet me bar të thatë për minderllëk.
SELAMÁS-I m. Jugë, krushkamadh në darsëm; në Skrapar edhe: burrë i pjekun e i zoti që ngarkohet për mbarështimin e dasmës. Selamasi asht përgjegjës e pyetet për gjithçka.
SEVDÁ-JA f. kudo: 1. njashtu si në tur. dashuni, merak, mallëngjim, dëshirë, zellë, eshk-pasion: 3. Sevdarishte në Skrapar: këngë sevdarishte (Shih Rrok Zojzi, Bulet. Shk. Shoqnore II 224, viti 1958). 4. Sevdaraj emën lagje dhe fisi në kat. Spathar të Skraparit.
SHAH-II m. shm. shahllarë: … Shahollarë-t, emën fisi në kat. Pilur të Bilishtit, dhe emën lagje në Grevë të Skraparit.
TAMÀH – I m… “Miza nginjet dhe mb’anë të sahanit, po tamahu e bën të hyjë në mest dhe mbytet” Skrapar.
VAKT-I m. në të shumtat e të folmeve; në tosk. dhe vaft vaht: …2. Në lidhje me moshen: në bash të vaktit: në bash të bahrisë, në kohë të rinisë e burrnimit.“Me vakt u rrit e u bë pesmëdhjet vjeç” nga te-kstet e Pedersenit. “Njizet vjeç u bëra,/ vakti po më shkon,/ plaç, o moj nëno,/ pse s’më marton?” Skrapar.
XHAN-I m. (në të folmen e Jugut kryesisht, e deri diku dhe në atë të Shqip. Mesme): 1. Shpirtë, jetë; loc, zemër. … 3. Xhani em. familje në Elbasan, Xhani Bajram në Kavajë, Xhani Mihal ngjeti. Xhanaj em. fisi në kat. Blezenckë të Skraparit, dhe emën fshati në Këlcyrë.
XHEVAHÌR-I m. … 4. Në onomastikën tonë Xhevahire emën femne kudo, që ka dhanë Xhevo-ja, dhe Hire-ja. Në Jugë edhe emën burri: Xhevahir Cenolli. Xhevahiri, em. familje në Vlushë të Skraparit.
XHIND-I m. … 7.Xhindi, em. familje në Vlonë e Skrapar. Xhindolli, po em. familje (tur. cin. oğlu “bir i xhindit”).
ZABITI –I m., shm. zabitllarë (o) 1.Herët e deri para 50 vjetësh: qeveritar, përfaqësues i pushtetit ekzektutiv në një nji vend të caktuem… “Zoti na ruajtë nga zabiti axhami, nga dimëri kërthi e nga fukarallëku në pleqëri” Skrapar.
ZAURÈT-I m. “spasimo” 😊 “dhimbë, vuejtje, ezjet”) në fjalorin e Bashkimit. Me asterisk për turqizëm e
ka dhe Cordignano 241. Në nji poemë të Zarishtit (HD XII 432) “Po shkaf qet për pak lezeti, /Kur e prêt
gjithmonë zovrati?”. Në poshtshenjim të Hyllit spjegohet me “zori, mundim”.
Të ketë ndodhë nji zhvillim në fjalën zor me bisilabizim? Si ç’ka ndodhë me selamaz në Skrapar, tymet në Dukagjin, dyrys në Kelmend e me dhetëna kësi uhazimesh turke në viset malore, të ketë pasë shteg me hy edhe në Mirditë tur. zaruret “ngushticë (në jetesë), nevojë e ngutshme prej skamit
ZIVAN, -I m. Në Skrapar zivan, emën kau me ngjyrë të skuqme ose me qime të përdredhuna në kokë. Do të jetë ndoshta zijan (zijosh)me këthim të spirantit j: v nga zi. Khs. të çquemet bev, miv, ziv në at të folme për beu, miu, ziu.
ZYLYFTÀR–I m. emën personi që ma së forti ndigjohet në Jugë: Zylyftar Poda, Zylyftar Veleshnja. Zylyftari (H. Rexhep —-) em. familje në Shkodër. Zylyftaraj, emën fisi dhe lagje në kat. Spatharë të Skraparit.
Shënim bibliografik:
Dizdari, Tahir N. 2005. Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe : rreth 4500 fjalë me prejardhje nga gjuhët turke, arabe dhe perse. Tiranë; Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) ; Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (ISESCO).
_________
Përgatiti:
Viktor Bakillari
