Parukeri me…dhe pa histori

Parukeri me…dhe pa histori

 

Erdhën nga fshati dhe hapën parukeri në mes të Tiranës, u bënë me para të madhe dhe me makina luksoze!

 

 

S’ka gjë të keqe, se me djersë e kanë.

 

 

E keqja është se mendojnë që bota është pa histori dhe historia fillon me to!…

 

 

Por shikoni këtë afishe të 100 viteve më parë të një parukerie në Korçë, e cila fton klientët se për shkak të krizës ka ulur çmimet!

 

 

 

Lajmërim

Në Rrojtoren “Roma” të Aleko TH. Kolevica, kundrejt kopshtit Spiro Bellkameni, ngjitur me kafenenë “Stema”,Nr. karshi Shën Gjergjit

L a j ë r o h e n

Zonjat, zonjushat dhe zotërinjtë se në rastin e kritikshme të krizës unjim çmimet e mjeshtërisë së berberllëkut si vijon:

Të rrojtur vetëm    Lek 1

     ”     ”     dhe të qethur  Lek 2.50

   ”     ”         djem 18 vjeç e poshtë Lek  1.25

   ”     ”          çupa 16 vjeç e poshtë   Lek  1

   ”     ”         çupa të mëdha                 Lek  1.50

   ”     ” Zonja dhe zonjushe në shtëpi  Lek  2

Friksion me kollonjë                              Lek 1

Të dredhurat e leshërave në formë naturale për djem me qimkë   Lek  1

Të dredhurat e leshërave në formë naturale për Zonja dhe Zonjushe   Lek 2

Dhe për të nisur nuse të reja ndodhet punëor i dipllomuar dhe i specializuar në Athinë

Kartelat me çmimin 10 leka parapaguhen

Në rrugën “Roma do të gjeni mjeshtërinë e provuar prej 15 vjetësh praktikë në rrojtoret më të mira të qytetit tonë

Provoni rrojtoren “Roma:

Me nderime,

Aleko Th. Kolevica

 

 

Ja, moj çupa, kënga që këndoni ju dhe e quani “Tuajën”, qënka kënduar më përpara…

 

 

Dhe kur? Jo pak, por para 100 vjetësh!