Pastërmaja, delikatesa dimërore e sofrës së skraparllinjve

Pastërmaja, delikatesa dimërore e sofrës së skraparllinjve

 

Patërmaja, mishi i thatë, është një ushqim tradicional shqiptar sidomos për zonat malore si në veri ashtu edhe në jug të vendit. Zahireja e dimrit nuk do të kishte kuptim pa artikullin bazë dhe më të preferuar të kuzhinës popullore, pastërmanë. Pas saj vijnë të tjerat si tërhanaja, roshnicat, petët, turshitë, shekujt me gjizë e djathë, reçelërat, pekmezi, rehania, ozhafet, arrët e bajamet etj. etj.

 

 

I lindur nga nevoja, pasi në dimër bagëtia ishte shumë e dobët dhe nuk therej, por edhe nga mungesa e e pajisjeve elektronike, frigoriferëve, pastërmaja bëhej në fillim ose gjatë gjithë dhjetorit sapo fillonte të ftohtit (kur zhdukej miza – thoshte populli) apo kur binte bora e parë.

 

Mishi thahet dhe përpunohet me teknologji të ndryshme sipas krahinave. Në Jug dhe në Skrapar, pasi therej bagëtia, mishi copëtohej në rripa, mundësisht sa më të hollë, i hidhej kripë dhe rigon dhe vendosej në një vedër, talër druri ao qyp balte për t’u marinuar, e shumta deri në 24 orë, në mënyrë që të thithte kripën uniform.

 

 

Pastaj mishi thahej në shtëpi pa tavan apo nëpër ashefe me zjarr oxhaku. Është mirë që të ketë edhe tym zjarri, pasi rrit cilësinë e pastërmasë  si tharje, por edhe se ajo merr merr një aromë të këndshme nga tymi.

 

Mbasi thahet për rreth 10-15 ditë, futet në qeska bezeje të ajrosura (zhake) dhe ruhet në vende të errët dhe të freskët.

 

 

Më përpara bënte dimër i ashpër dhe pastërmaja bëhej kudo në të githë Skraparin, ndërsa tani bëhet në fshatrat dhe zonat në lartësi si në Gjerbës, Konak, Potomi, Çepani, Vëndresha, Leshnja, por edhe në bujtinate Bogovës dhe Çorovodës.

 

 

Mishi i thatë ka aromë dhe shije të veçantë. Ai konsumohet krudo ose pak i ngrohur në zjarr. Ndërsa në gjellë përdoret në fasule, në jahni, në tasqebapë etj.

 

 

Ndaj dhe sot, kur në tregje ka plot mish, nga banorët nuk hiqet dorë nga pastërmaja, vazhdojnë ta përdorin atë si dikur.