Pavarësisht veshjes religjioze fetare, janë Festa të mirëfillta, astronomike, natyrore, popullore të Pranverës
Si çdo vit, pranvera klimatologjike fillon më 1 mars; me ekuinoksin, nga ana tjetër, më 21 mars fillon pranvera astronomike.
Ekuinoksi
Ekuinoksi pranveror (nga latinishtja Aequi noctium, natë e barabartë) shënon fillimin e sezonit të ri pasi më 20 mars, dy polet e Tokës do të jenë në të njëjtën distancë nga Dielli.
Në këtë ditë, vetëm gjysma e Tokës do të ndriçohet dhe kudo në planetin tonë, me përjashtim të rajoneve polare, nata do të zgjasë (pothuajse) aq sa dita: 12 orë.

Sa zgjatet dita?
Me ardhjen e pranverës, ditët do të zgjaten me rreth 3 minuta çdo 24 orë: çdo ditë agimi është një minutë e gjysmë më herët dhe perëndimi i diellit një minutë e gjysmë më vonë se dita e mëparshme.
Stinët praktike klimatologjike
Rregulli që vlen për të gjitha stinët është, për lehtësinë e meteorologëve, që stinët fillojnë në ditën e parë të muajit në të cilin fillon sezoni astronomik: 1 qershor, pra, fillon vera e cila përfundon më 31 gusht, 1 tetor fillon vjeshta, 1 dhjetor, dimri.

Stinët astronomike
Datat e stinëve astronomike janë 21 mars, 22 qershor, 22 shtator, 22 janar.
Kuptimi shpirtëror
Përtëritje dhe fillime të reja:
Ashtu siç natyra fillon të lulëzojë, edhe individët kalojnë një përtëritje personale.
Ky ekuinoks është një mundësi për të hequr dorë nga zakone të dëmshme të së kaluarës dhe për të bërë plane të reja.
Harmonia mes dritës dhe errësirës:
Netët nuk janë më aq të gjata sa në dimër dhe për rrjedhojë kjo kohë sjell largim të errësirës dhe nga jeta juaj, duke e zëvendësuar atë me harmoni më të madhe.
Ndodh ekuilibri midis mendjes dhe emocioneve njerezore:
Zgjimi dhe manifestimi shpirtëror: Ekuinoksi pranveror është një periudhë e fuqishme për zhvillimin shpirtëror, vendosjen e qëllimeve dhe manifestimin e dëshirave; e gjitha kjo prej ndryshimit energjik që ndodh në këtë kohë.
Pengesat bëhen më të pakta, ndërveprimet e thella me intuitën tuaj rriten dhe vetëdija juaj lartësohet.
Pavarësisht veshjes fetare dhe religjioze…Dita e Nevruzit është festë e mirëfilltë shkencore, astrologjike, natyrore e Pranverës.
