Për të mos thënë atë që, “Tomorri digjet dhe k*rva krihet”!…

Për të mos thënë atë që, “Tomorri digjet dhe k*rva krihet”!…

 

Ka mëse një javë  që Tomorri, mali i shenjtë, Olimpi shqiptar, i lënë në mëshirë të disa forcave të administratës lokale, digjet.

 

Vetëm dje, pas pesë ditëve e netëve të njëpasnjëshme,  është dërguar një mjet ajror i specializuar.

 

 

E, megjithatë ai vazhdon të digjet.

 

 

Ndërsa nën tokë, Dodona Mëmë dridhet; dridhet edhe Abas Aliu brenda tyrbesë së  famshme sipër në Çukë; dridhet Dervish Iljazi në varrin simbol, pranë teqesë që ai ngriti me duart e tij, që njerëzit të kishin një vend ku të shpresheshin dhe të faleshin;  dridhen të gjithë ata besimtarë bektashinj dhe jo bektashinj, por që falen e luten për Abaz Aliun që nga Korça, Kolonja, Nemërçka , Kanina, Myzeqeja tej e tej, Elbasani, Mokra dhe Mali i Thatë, kur, mbi Tomorr shohin shtëllunga të mëdha tymi…

 

 

…ndërsa qeveria, megjithëse ky mal ka një status të veçantë zyrtar si Park Kombëtar, megjithëse ky mal ka një status mitik dhe historik si Olimpi Shqiptar, megjithëse ky mal ka një status shpirtëror i mëse  115.644 Bektashinjve (sipas censusit të fundit), por edhe i tarikateve të tjera që falen për Të; hesht, e quan një zjarr rutinë, radhiko.

 

 

Nuk mund të falet dhe të heshtet, kur që nga Kryeministri  dhe Ministria përkatëse nuk bëhet diferenca, kur simboli i bashkimit të shqiparëve barazohet dhe njehësohet njëlloj me shkurret dhe mërqinjat e Mallakastrës;

 

 

Nuk mund të falet dhe të heshtet, kur Kryegjyshata, si zot i atij vendi, nuk thotë një fjalë, nuk jep alarmin, nuk shfrytëzon autoritetin e saj për mbrojtjen e vlerave qe vetë i ka në administrim dhe përdorim.

 

Si duket ato i dhuhen  vetëm për t’i vjelë e për t’i mjelë.

 

Aferim u qoftë!

 

Nuk mund të falet ai njeriu tjetër, që i thithi Skrparit gjak e gjithçka dhe sot lahet e zhytet nëpër pellgosat e Shqipërisë së Veriut dhe Kosovës, të mos thotë një fjalë për atë vend nga i cili u rrit e u selit, por që në fund e bëri viktimën të tij më mjerane.

 

Mallkuar qoftë në jetë të jetëve!