Përkujtohet formimi i batalionit partizan “Vërçë – Sulovë”
Dje, me 18 gusht 2022, Shoqata Atdhetare Kulturore “Gramshi”, e përfaqesuar nga kryetari i shoqatës, prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi; nënkryetari, Bashkim B. Koçi; sekretari i Përgjithshëm, Sabri Fejzo dhe prof. dr. Avni Xhelili, morën pjesë në homazhët që u zhvilluan në varrezat e dëshmorëve te Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Gramsh, në përkujtim të 79-vjetorit të krijimit të Batalionit Partizan Vërçë-Sulovë.
Lavdi luftëtarëve të batalionit Vërçë-Sulovë, i paharruar gjaku e sakrifica e tyre!
Informacioni: nga Bashkim B. Koçi