Përmasat e një figure të spikatur historike

Jonuz BEGAJ

 Me rastin e 125-vjetorit të lindjes të Ramadan Liço (Armeni)

Jeta dhe vepra e Ramadan Veli Liço (Armenit), biri i Qeshibesit, të krahinës së Dangëllisë, na bënë krenar ne niprit e tij. Për shkak të origjinës dhe veprimtarisë së tij atdhetare, Ramadani u thirrej dhe njihej në dokumntet historike të kohës me disa mbiemra (llagape): Ramadan Qeshibeslliu, Ramadan Veli Liço dhe Ramadan Armeni. 

U lind në 25. 02. 1897, në Armen të Vlorës, dhe vdiq më 28. 11. 1944 në kampin famkeq fashist të Mauthauzenit, Austri.

 

Familja e Veli Liços ishte zhvendosur nga Qeshibesidhe kishte ardhur në Armen të  Vlorës për shkak të vështirësive të kohës, varfërisë dhe luftërave që para vitit 1900.

Armeni, të të cilin u vendosë Liçot e largët, është  fshati që  zë  një vend  të veçantë në historinë e luftërave për liri në krahinën e Vlorës, por edhe të Shqipërisë. Ndoshta kjo ndikoi më pas në jetën e Ramadanit.

 

Shkollën fillore e mbaroi në Armen të Vlorës, ndërsa Plotësoren e mbaroi në në Vlorë. Në shkollimin e Ramadan Veli Liço (Armeni) roli ka luajtur edhe Familja fisnike Vlora, e cila e ndihmoi  të mbaronte studimet në Zosimea të Janinës, ku ka qënë shokë klase me Avni Rustemin dhe Hekuran Manekun nga Patosi.

 

Ramadan Veli Liço (Armeni) mori pjesë në Shpalljen e Panvarësisë së Shqipërisë në Vlorë, duke shërbyer  pranë  Komisioni të organizimit të ceremonisë së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shpesh herë edhe në rolin e korrierit. Në Ditën e Flamurit që në radhët e para të ceremonisë  së bashku me shumë bashkëfshatarë të tij si: Osman Haxhiu, Sali Bedini, Refat Aliu, Muhamet Hasimi, Halil Hodo, Mahmut Mersini, Cane Durkën e shumë të tjerë.

Ramadan Veli Liço (Armeni) është shquar për një jetë e veprimtari aktive në mbrojtjen dhe konsolidimin e shtetit shqiptar pas Shpalljes së Pavarsisë.

 

Me krijimin e Shoqërisë “Bashkimi” nga Avni Rystemi, u zgjodh nënkryetar i Shoqërisë “Bashkimi” deri në fund të saj. Ka qënë i deleguar i Shoqërisë “Bashkimi” dhe përfaqësues i Armenit në mbledhjen e Kuçit për të luftuar forcat Greke (të Venizellosit), të cilët kishin sulmuar Shtetin Shqipëtar në vitin 1913.

Ramadan Armeni ka qënë një ndër drejtuesit kryesorë  të Luftës së Vlorës. Ramadan Armeni ka qënë i deleguar i kryesisë në zonënë e Bestrovës nga Osman Haxhi.

Në mbledhjen, që u organizua një muaj pas Kongresit të Lushnjes, më 23-24 shkurt 1920 patriotët krijuan një komosion të posaçëm ku u shtrua si  nevojë urgjente “për bashkim  e thirrjen e kuvendit në interes të vatanit” në katundin  Armen më 23 shkurt. 

Në kuvend u mblodhën  rreth 70 burra të shquar nga paria e Vlorës dhe e fshatrave të saj për të diskutuar për fatet e Atdheut.

Në këtë kuvend nga Armeni ishin: Osman Haxhiu, Sali Bedini, Ramadan Veli Liço (Armeni), Refat Ali Kasaj, Veledin Kollozi, Veledin Harizi, Ismail Hysen Maliqi.

 

Fshati Armen dha një kontribut të shquar në këtë Luftë, jo vetëm për faktin se aty u bë mbledhja për organizimin e luftës, por se i dha kësaj lufte tre nga drejtuesit kryesorë: Osman Haxhinë që qe ideatori, organizatori dhe udhëheqësi kryesor i saj, Sali Bedini që qe anëtar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare dhe komandant i Prapavijës dhe Ramadan Veli Liço (Armeni), anëtarin e Këshillit të Luftës, pranë këtij komiteti.

Vepra e Ramadan  Armenit konsiston në atë se nga kjo mbledhje mori edhe si detyrë për organizimin e forcave vullnetare për luftën në Qarkun e Përmentit dhe të Skraparit, duke bërë të mundur mobilizimin e rreth 2000 luftëtarëve.

 

Në prologun e Luftës së 1920, më 23 nëntor 1919, u krijua Komiteti i Fshehtë,  i cili u mblodh në shtëpinë e Osman Haxhiut, në lagjen Topana dhe vendosi për largimin e trupave pushtuese nga Vlora. Ramadan Veli Liço (Armeni), së bashku me patriotët e tjerë, si Osmën Haxhiu, Jani Minga, Ibrahim Avdullai, Hamza Isai, Qazim Kokoshi, Myqerem Hamzarai, Sali Bedin Armeni, u përleshën me forcat italiane. Në përleshje e sipër plagoset Ramadani dhe Sali Bedini nga Armeni. 

 

Ramadan Veli Liço (Armeni) në organizimin e luftës për përmbysjen e Ahmet Zogut ka qënë një nga drejtuesit kryesorë të forcave të Jugut. Siç është thënë më përpara ai ishte shok shkolle dhe dhe mik i ngushtë me Avni Rustemin. Kur u mësua vdekja e Avniut, përfaqësues nga Vlora dhe familjarë, krijuan një komision me 24 anëtarë, midis të cilëve ishte edhe  Ramadan Veli Liço (Armeni). Ky komision vendosi që për protokollin e varrosjes së Avni Rustemit kryetar të  ishte Ramadani, i cili, si njeri i biznesit financoi transportin e kortezhit deri në Vlorë, duke  marrë  me qira një anije postare të portit të Durrësit dhe urdhëroi që deri edhe litarët e anijes të lyheshin me bojë të zezë, në shenjë të thellë zie. Në varrimin folën rreth 24 oratorë ku ndërmjet tyre ishte Fan Noli. 

 

Në luftën e dytë botërore  Ramadan Veli Liço (Armeni) ka mbajtur qëndrim progresist duke kundërshtuar pushtimin e Shqipërisë nga Fashistët Italian dhe Gjermanë. Si një nga përfaqësuesit e popullit vlonjat  shfaqte  mospërputhje qëndrimesh dhe kundërshti të ndryshme me rrymat profashiste në Vlorë. Fryma e mospërputhje së  qëndrimeve dhe kundërshtimin  e pushtimit fashistë nga Gjermanët u vërejt në mënyrë të veçantë në mbledhjen  e organizuar nga autoritetet lokale të Vlorës më 17 mars 1944, në sallën e Bashkisë së Vlorës me përfaqësuesit kryesorë të popullit vlonjat.

 

Për këto qëndrime antifashiste u arrestua nga gjermanët dhe u dërgua në kampin e internimit në Mauthausenit në Austri, ku më datën në 28. 11. 1944 vdes nga keqtrajtimi dhe torturat. Në memorialin e Mauthausen është arshivuar: “Armeni Ramadan (25.02.1897, Valona), Mauthausen”. 

 

Me rastin e 50-vjetorit të vdekjes, Kuvendi Popullor i asaj kohe e dekoroi me medaljen “Për veprimtari patriotike”. Emri i tij është pasqyruar edhe në lapidarian pra Bashkisë në Vlorë kushtuar martirëve të Mauthauzenit. Një rrugë në qytetin e Vlorës mban emrin e Ramadan Armenit. Qarku i Vlorës e shpalli Qytetar Nderi.