Përparim Xhixha: Pse të mos kemi një “Ditë të Skënderbeut”

Përparim Xhixha: Pse të mos kemi një “Ditë të Skënderbeut”

 

 

Përparim Xhixha

 

 

Dita e Hashures

 

Dita e Ballokumeve ( e veres)

 

Dita e Pashkëve Katolike .

 

Dita e Pashkëve Ortodokse

 

Dita e Bajramit                                                               

 

Dita e Sulltanet Nevruzit

 

Dita e Shenjtërimit te Nënë Terezes

 

Dita e Alfabetit të Gjuhes Shqipe

 

 

Dita e Shpalljes se Pavarësisë se Shqipërisë

 

 

Dita e Çlirimit të Shqipërisë më  29 Nëntor 1944

 

Dita e Krishtlindjeve

 

Dita e Vitit të Ri…

 

 

 

Ndoshta kam harruar ndonjë feste tjeter…Ju kërkoj ndjesë!…

 

 

Një komb që ka 550 vjet qe mburret me Skënderbeun

 

Një komb qe  e çmon si kaloresin e mbrojtësin e krishterimit në Europë për 25 vite rresht

 

Në komb qe frymëzon çdo beteje për çlirim,për emancipim e zhvillim  me emrin lavdimadh të

Skënderbeut

 

Një komb qe përjeton nderim përgjatë 550 viteve nga popujt europianë dhe jo vetem, a e dini pse nuk ka një datë unike si feste zyrtare te Shqiptareve!? Të Republikës se Kosovës?

 

 

Kjo feste zyrtare është një, Ështe unike për shqiptarët qe jetojnë në trojet e tyre nën Serbi, ata qe jetojnë në Greqinë fqinjve, në Italinë mike dhe në çdo shtet te Europës, SHBA, Kanada, Australi dhe deri në Argjentinë.

 

Ështe feste Kombetare edhe për miliona shqiptare në Turqi.

 

 

Nëse qeveria nuk e miraton

 

Nëse Kuvendi i Shqipërisë bën sikur nuk Dëgjon

 

Atehere shoqeria civile ka te drejtë të organizojë një referendum ? Ta vendose populli me votë te drejtpërdrejtë!

 

 

Kjo është një kauzë qytetare dhe duhet ndjekur çdo orë e çdo ditë deri sa të bëhet realitet

 

Festa e Skënderbeut

Festa e madhe kombëtare e shqiptarëve

 

Është edhe festë e Europës!

 

 

Cila mund të jetë kjo ditë që lidhet me festën e re Kombëtare të shqiptarëve:

 

Dita e lindjes se Skenderbeut…

 

… apo dita e Kuvendit të Lezhës?…