Përparim Xhixha: Ullinjtë!

Përparim Xhixha: Ullinjtë!

 

 Përparim Xhixha

 

-Skicë letrare –

 

 

Eshtë fat të jetosh në një vend qe ka pyje me ullinj!

 

Pyjet e ullinjve janë si ai “minimumi jetik” që kërkojnë ata që jetojnë me 500 lekë në ditë!

 

Ulliri tek ne ka qenë edhe mall në bursë!

 

 

Në Krujë kur një qytetar  ishte i detyruar te shkonte nga halli tek fajdexhiu, shkonte duke marrë edhe nje degë ulliri me vete.

 

Ajo degë sherbente si kolateral.

 

Fajdexhiu bëntevleresimin dhe ja hidhte hallin.

 

 

Brezat e rinj duhet të mësojnë edhe një te vertete nga koha e madhe e Skenderbeut. Atë botë çifti nuk mund të martohej pa mbjellë dy rrënjë ulliri!

 

Edhe sot mund të rivendoset një “taksë dasme” që çifti të mbjellë në toka publike dy rrënjë ullinj.

 

Kjo pemë frytdhenese me gjelberim të përjetshëm duhet të kthehet si simbol i mbijeteses!

 

 

Shqiponja dhe ulliri  përjetë duhet të jenë simbole të shënjta!

 

Me bërsitë e ullirit dhe me bërthamat ,me impjante të thjeshta, mund të prodhohet energji elektrike!

 

Me sa di unë ka disa subjekte që i kanë filluar këto përpjekje!

 

 

Hasan Zyko Kamberi i ngriti këngë tërhanasë, por ne duhet të kemi lumë këngesh e poezish për ullirin.

 

Thelbi i artit të kulinarisë sonë kombetare është gjalpi bio dhe vaji i ullirit që janë prezent në çdo pjatë që shijojmë ne dhe ata miliona turistë që po vershojnë nëper brigjet e malet e Shqipërisë!

 

Etj etj.!

 

Ulliri, shokë, ulliri,

miku mik ynë më i miri!