
Përparim Xhixha: Vërtet, si mund të bëhet Skrapari!?…
Përparim Xhixha
Dhe unë me modesti do të thosha se këtë pasuri e kemi në doren tonë. Nga qielli nuk bie gj! Në të vertetetë, ka një rast, kur nga qielli bien florinj. Kjo nuk është një legjendë, ështe një fakt që e ruan historia në kujtesen e saj. Atëbotë në Helmës, aty ku kishte ngritur selinë Shtabi i Përgjithshëm i LANÇ, here pas here fluturonin avionë anglezë dhe hidhnin këpucë për forcat partizane, por siç ankohej Enver Hoxha, ato ishin vetëm për këmbët e majta!
E kam dëgjuar me veshet e mi nga deshmitare të kohës se në atë kohë avionet aleate hidhnin edhe napolona floriri, që ranë mbi Backë. Një këtu e një atje… Backallinjtë i mblodhën dhe pa humbur kohë, bënë gati një drekë për shokët e Shtabit dhe shkuan në Helmësin fqinjë.Bashkë me hejbet e ushqimeve dorëzuan edhe napolonat e floririt.
Maks Haxhia me siguri e ka dëgjuar nga goja e babait të vet sesi atë pasuri ia la Enveri në dorë dhe e porositi: Këto, kur të çlirohet Shqipëria, duhet t’i dorëzosh në Bankën e Shqipërisë! Dhe kështu ndodhi,erdhi dita dhe ato napolona floriri u bënë pjesë e thesarit te shtetit. (Mjerisht sot degjojmë historira sesi vidhet floriri i shtetit!?… dhe hajdutët nuk gjenden!?)
Nejse, mos largohemi nga fjala që nisëm sesi të bëhet Skrapari i madh. Projekti i ushtrisë së LANÇ u bë projekt i popullit shqiptar dhe ai u realizua, u kurorëzua më 29 nëntor 1944. Çorovoda i çlirua dy vite më përpara, duke u bërë qyteti i parë i lirë në Europë.
Tani jemi përballë një projekti tjetër te madh, ai i anëtaresimit të Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.
Shumica beson në këtë ënderr, por mos fshihemi si struci, ka edhe ende qe nuk e besojnë këtë projekt. U duket i largët, i vështirë për t’a kapur në kohë.
Skraparllinjtë i besojnë shumë të ardhmes dhe ky ka qenë motorri që iu ka dhënë atyre forcën, guximin dhe trimërinë. I besojnë edhe pse kanë një mal me pyetje.
Kur mund të bëhet një rrugë europiane për t’u lidhur me Beratin!?
Kur mund të bëhet një rrugë që t’i çojë brenda orës nga Çorovoda në Korçë për të blerë apo për të shitur. Apo për të kënduar bashkë me korçarët serenata…
Kur mund të udhëtojnë ata në një rrugë automobilistike për te zbritur në Përmet,duke ju afruar detit. Ata kanë hisen e tyre të diellit, por duhet të kenë edhe hisen e tyre të detit.
Banorët e Tomorricës kanë të drejtë të ëndërrojnë që të kenë një rrugë dinjitoze që të zbresin në Gramsh e t’i afrohen Elbasanit, ku mund te gjejnë hapësira te reja që u kanë munguar me shekuj…
Pashë një shtëpi te vetme në një majë mali në Zvicër dhe pyeta bashkëudhetarin vendas: Po si rrojnë ata njerez atje në vetmi !?
Ai qeshi me mua:
– Ata njerez atje kanë çdo gjë qe kam unë në mes të Zyrihut. Ata e kanë asfaltin tek dera. Energjia nuk ju mungon. Në rast emergjence avioni (helikopteri) i shkon në oborr për 3 – 5 minuta, siç e parasheh ligji…
Nuk është fjala për të kapur Zvicerën, por për t’u lidhur çdo fshat me rrugë automobilistike e mos udhëtojnë më me mushka e kuaj…Sepse nuk mund të ketë zhvillim pa rrugë e pa energji, pa shkolla dhe shërbim shëndetsor cilësor, pa…
E këto kërkesa janë bërë shumë dhe veç shtohen, vit pas viti. Të gjithë presin se çfarë do të bëjë bashkia dhe qeveria. Ato nuk i sfidojnë dot shekujt dhe shtohen premtimet si kërpudhat pas shiut.
Skraparllinjtë nuk priten nga të tjetër të çlironin vendin e tyre! U ngritjen të gjithë në këmbë, me armë në dorë dhe luftës i dhanë gjithçka kishin të shtrenjtë: jeten e pasurinë dhe ia dolën. U bënë bashkë burra e gra, pleq e femijë dhe kur i mungonte edhe buka në magje i mblidhen napolonit e floririt dhe ja dhanë të ardhmes. Sot, të ironizojnë, kur vete në Skrapar : çfarë do të marrësh, kujt ia ke venë syrin…
Edhe gurët po ia merrni Skraparit. Si fisnikë që janë nuk të pyesin: po shpirtin kur do t’ia merrni Skraparit!? Dhimbja të shkon në palcë…
Skrapari një pëllëmbë vend është, nuk është qendra e botës. Unë mund te them me bindje se Dubai si territor është më i vogel se territori i Skraparit, ama Dubai para 40 apo 45 viteve ndoshta ishte më keq se Skrapari sot. Por u bë!
Sa sot çuditet bota! Dikush me te drejtë mund të qeshë: menduam se do na thoshe ndonjë fjalë të mençur! Për përralla nuk ishte nevoja!
Eh,more vëllezër! Keni te drejtë! Pa ëndrra,projekte, nuk fillohet asnjë betejë…Mendja , krijimtaria dhe puna nuk kanë kufi. Ato janë në udhetim të përsekondshëm te ndihmuara nga shpejtësia e internetit dhe fuqia çudibërëse e teknologjisë kibernetike dhe komunikimit.
Është koha kur në skenë duhet ftuar rinia.
Në varrezat e deshmorëve i keni parë, shumica dërmuese e tyre janë të rinj, ata që e dashuruan ëndrrën e lirisë dhe i falën asaj jeten.
Sot nuk bëhet fjalë për të falur jeten. Por të falim dijet tona që na ka dhënë populli. Pa idealizëm nuk ka kapërcime historike. Pa dashuri nuk behet asgjë!