Po vjen vera përsëri

Po vjen vera përsëri

Si çdo vit, Vakëfet na presin me shumë mall

 

Ja kalendari i aktiviteteve që Shoqata Atdhetare-Kulturore e Trevës së Vakëfeve do të zhvillojë në Krahinë, për periudhën qershor-shtator  2022.

1.Panarit, – e djelë  17 korrik 2022, – Festa e gjithë Krahinës së Vakëfeve

Përkujtim i “Nisjes së zjarrit në Toskëri” dhe triumfit të flamurit tonë kombëtar në fshatrat Panarit, Trebickë, Treskë, Katund, Stratobërdhë e Qesarakë (11-16 janar 1914); i ngadhënjimit mbi vdekjen dhe barbaritë e korrikut 1914, i qëndresës së pashembullt të Krahinës ndaj gjithë pushtuesve që shkelën atje në të dy Luftrat Botërore, i emrit të shenjtë të Krahinës, pagëzuar 500 vjet më parë, i harmonisë sonë të përkryer fetare si në diell edhe në rrebesh; i kulturës, arsimit, heronjëve, personaliteteve e traditave tona të shkëlqyera, ngjizur qysh nga koha e fisit Ilir të Desaretëve, Vilës së kohës Romake, kalasë së Treskës, Muzakajve, Mirahorëve.

  1. Grabockë, – e djelë 26 qershor 2022

 

Në nderim e respekt të gjithë familjeve të vjetra të Grabockës, larguar rreth fillim-shekullit të XX, në qytetin e Korçës e gjetkë, si dhe ripopullimin e saj nga familje panaritase. Pelegrinazh në vendin e shenjtë të tyrbes së mirënjohur bektashiane

  1. Trebickë, – e enjte 8 shtator 2022

 

Festa e çeljes së të parës shkollë shqipe në Manastirin e Trebickës, më 8 shtator 1845, nga mësuesi treskalli Thanas Xheka. Dita e lindjes së shenjtit mbrojtës për banorët trebickallinj, Shën Mërisë (8 shtator).

 

  1. Treskë – e hënë 15 gusht 2022

130 vjetori i çeljes së shkollës së parë shqipe (shtator 1892) nga mësuesi patriot Nuçi Naçi. Nderim ditës së largimit nga kjo jetë e shenjtit mbrojtës së treskallinjëve, Shën Mërisë (15 gusht).

  1. Katund – Stratobërdhë, – e martë 26 korrik 2022

 

Festa e ditës së shenjtë të Shën e Premtes (26 korrik), e çeljes së shkollës së parë shqipe të Katundit me mësues Petro Nini Luarasin; e nderimit të figurave të shumta patriotike dhe veçanrisht emigrantit të parë shqiptar në Amerikë (1884), At Kole Kristofori e 17 katundllinjve të tjerë.

  1. Shtyllë, e djel – 31 korrik 2022, festa e themelimit të fshatit Shtyllë (më 1873).

 

Orgnizatorë e drejtues të çdo aktiviteti do jenë komisionet që duhet të ngrihen menjëherë në bazë fshati, të cilat do kenë kompetencë të lëvizin edhe datën, kur bie në mes jave ose për arsye të tjera; të hartojnë programe pune konkrete për vendin e orgnizimit të aktivitetit, strehimin, ushqimin, argëtimin si dhe orientimin e sponsorizimeve që mund të bëhen nga donatorë të ndryshëm në interes të komunitetit. Presim vërejtje e sugjerime nga ana juaj! Së fundi, ju përshëndesim me këtë set fotosh, kujtim nga disa prej aktiviteteve të kryera në çdo fshat gjatë 22 vjetëve!

Për Kryesinë e Shoqatës Atdhetare Kulturore

të Krahinës së Vakëfeve, Korçë

PETRIT ZENELI