Prezantohen dy libra të autorit gramshiot, Bashkim B. Koçi

Prezantohen dy libra të autorit gramshiot, Bashkim B. Koçi

 

Para disa ditësh, Bashkim B. Koçi, në Tiranë dhe në Gramsh, ka promovuar dy librat e tij, “Fshati i vjetër Gramsh” dhe “Tregoj për Stacionin e Makinave dhe Traktorëve (SMT) Gramsh”.

Në të dy veprimtaritë kanë kanë marrë pjesë dhe kanë folur, kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore Gramshi, prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi, prof. dr. Avni Xhelili, prof. dr. Novruz Koçi, prof. dr. Zyri Bajrami, Hysen Godole, Pandeli Bardhi, Kapllan Xhangolli, Neki Zhupani, Abedin Murati, Raimond Verushi si dhe nënkryetarja e Bashkisë Gramsh, Ergita Kaso.

Më posht, po japim pjesë nga diskutimet për secilin libër.

 

 

Prof. dr. Avni Xhelili:

 Të shkruash një libër për vendlindjen nuk mjafton vetëm të dish të shkruash, një aftësi e tillë, autorit nuk i mungon. Për ta shkruar atë kërkohet, në radhë të parë, ta duash vendlindjen tënde, të duash e respektosh njerëzit që e kanë banuar dhe e banojnë, njerëzit që kanë lënë gjurmë, që kanë derdhur djersë e gjak për të. Pikërisht libri në fjalë është produkt i krenarisë, dashurisë dhe respektit të autorit për fshatin e lindjes dhe banorët e tij. Këto ndjenja që përshkojnë librin nga fillimi deri në fund, kanë qenë motivi kryesor shtytës i autorit për kurorëzimin me sukses të  këtij botimi.

 

Monografia “Fshati i vjetër Gramsh” është një përpjekje e autorit për të ruajtur fillin e kujtesës historike për këtë fshat nga periudhat më të hershme e deri në ditët tona. Autorit i është dashur të mbledhë faktet historike, të qëmtojë e të nxjerrë nga pluhuri i kohës ngjarje e episode të ndryshme si dhe protagonistët e tyre e t’i vendosë ato, ashtu si rruazat e gjerdanit, në fillin  kohor që lidh të kaluarën dhe të tashmen e fshatit Gramsh.

 

Fshati Gramsh, sipas autorit, të paktën që nga shek.XVII, ka shërbyer si qendër administratve për zonën (kazanë) e Vërçës.Nga emrërtimi i hershëm i këtij fshati banorët e fshatrave të tjerë e quajmë veten gramshakë. Vlerat e këtij studimi njohin edhe një përmasë tjetër: historitë e qendrave të vogla, siç është Gramshi fshat, të cilin autori e quan “mëmëdhe” të vogël, bëjnë historinë e madhe. Historia e familjes, e fisit, e individit, e fshatit, e qytetit, e ruajtur në kujtime e dokumente, është pjesë e historisë së Shqipërisë ku kemi lindur e jetojmë.

 

Përmes dokumenteve të gjetura në arkiva e biblioteka, përmes mbledhjes së rrëfimeve të ardhura brez pas brezi deri në ditët tona, përmes dëshmive të gjalla të banorëve, të grumbulluara ndër vite, Bashkim Koçi ka mundur të na japë një tablo mjaft interesante të një fashati shumëshekullor, të cilin ne sot e quajmë Gramshi-Fshat për ta dalluar nga qyteti i Gramshit, të vendosur në territorin e tij.

 

Të gjitha periudhat nëpër të cilat ka kaluar fshati Gramsh janë dhënë me saktësi shkencore nga autori. Në analizën e materialit ai ka mbajtur parasysh veçoritë e secilës periudhë, traditat, idealet, sistemin e vlerave që ndanin njerëzit në njërën a tjetrën epokë. Gjuha e librit është e qartë, e kuptueshme dhe korrekte nga pikëpamja gjuhësore. Ky libër mund të përdoret shumë mirë si material ndihmës në shkolla për njohjen e vendlindjes si pjesë e historisë dhe kulturës së Shqipërisë.

Njohja e historisë ka qenë gjithmonë nevojë e shoqërisë. Jetojmë kohë të vështira, kur shumëçka ka filluar të shikohet ndryshe, kur shumë gjëra i janë nënshtruar rivlerësimit, përfshirë këtu edhe të kaluarën tonë. Por nuk mund të projektohet e ardhmja me mosnjohje apo me njohje sipërfaqësore e të shtrmbëruar të së shkuarës.Postulati pa të shkuar s’ka të ardhme mbetet gjithnjë aktual.

 

Libri “Fshati i vjetër Gramsh” do të zgjojë jo vetëm kuriozitetin për t’a shfletuar atë, por edhe dëshirën për t’u marrë me pasqyrimin e ecurisë së komunitetit të këtij fshati në të ardhmen.

 

Luan Mema:

 

I shtytur nga dashuria, nostalgjia, dhemshuria, fisnikeria, nga ndjenjat me te apasionuara per profesionin e tij, si inxhiner Mekanike  Bashkim Koci ka ditur dhe ka kurorezuar, ose me mire te themi, i ka ngritur nje permendore atij stacioni dhe njerezve qe kane punuar dhe kane dhene kontribut te cmuar nder vite.

Është një nje liber shkruar me shume elegance e sqime, me plot vertetesi  bazuar ne dokumenta e fakte. Nje liber kujtimesh, ku dhimbjet e  tij apo te kolegeve jane nderlidhur me fatet e njerezve te ndershem apo me vete jeten e autorit, apo familjes se tij mekanike,me hallet qe kaloi ajo nderrmarrje ne Gramsh.

 

Magjia e fjales se autorit, me bemat, personazhet e librit qe jane heronjte e tij, autori ka ditur te krijoje emocione, ka ditur te radhise ngjarjet si nje historograf i talentuar qysh ne fillimet e deri ne ditet kur pushoj se punuari si stacion.

 

Libri është  i paisur dhe me nje fond te pelqyshem fotografish, gersheton bukur ngjarjet qe “autori” ka thurur me mjeshtri  dhe bukur.

Ngelesh i mahnitur nga stili i veçante i autori, i cili shpreh falenderimin per te gjitha ato kujtime sikur te kishin ndodhur dje, dhe jo para 30 vjetesh, si dhe “prehjen e perjetshme” ne liber te çdo fotografie qe te japin emocion.