Prezantohet libri autores Valentina Hysi, “Ditënetët e Miraela. J”.

Prezantohet libri autores Valentina Hysi, “Ditënetët e Miraela. J”.

 

 

Është prezantuar dje, më datën 29 tetor 2024, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, libri i autores Valentina Hysi, “Ditënetët e Miraela. J”.

 

 

Merrnin pjesë dhe folën miq, shokë, kolegë krijues të autores, të cilët në fjalën e tyre vunë në dukje vlerat ideo-artistike të librit dhe mesazhet që jep ai për shoqërinë e sotme.

 

 

Në librin e Valit përshkruhet një histori origjinale e shkruar me një stil tepër vetjak, që rrjedh natyrshëm, pa sforcime e ngërçe, me një thjeshtësi e strukturë të gjetur, falë talentit të lindur të saj.

 

 

Valentina Hysi njihet edhe për librin e mëparshëm “Kthesa”, një libër i pritur mirë nga lexuesit.

 

 

 

Dy fjalë për autoren:

 

 

Valentina Hysi ka lindur në Tiranë, më 11 janar 1958. Ka kryer studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi, me një karrierë të gjatë pune në menaxhimin e burimeve njerëzore në institucione të Administratës Shtetërore. Në një moment delikat të jetës i kthehet me brishtësi ëndrrës së “fjetur”, letërsisë, duke botuar në vitin 2020 librin e saj të parë “Kthesa”. Është autore dhe skenariste e filmave dokumentarë:  “Misioni i pamundur”, “Mes tallazeve të kohës…”, “6 personazhe kanë gjetur autorin” (Ali Asllani).

 

 

Producente e filmit dokumentar “J.X.100” kushtuar shkrimtarit të madh Jakov Xoxa.

 

Redaktore në filmat dokumentarë:

 

“Një shqiptar i madh” (Ndre Mjeda)

“Kolos i histografisë shqiptare” (Kristo Frashëri)

“Kujtesë e gurëve” (Andrea Alessi – Epirotasi i Durrësit)

“Shkëndija, një histori tiranase”

“Një love story shqiptar” (Tefta Tashko Koço & Kristaq Koço)