Prof. Sulejman Dashi: Ja çfarë shkruhet në “Vakufnamenë” (testamentin) e Arkitekt Kasëmit nga Grëmshi i Skraparit

Prof. Sulejman Dashi: Ja çfarë shkruhet në “Vakufnamenë” (testamentin) e Arkitekt Kasëmit nga Grëmshi i Skraparit

 

 

Profesor Sulejman Dashi është një prej emrave më të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Ai është njohës i thellë i arkitekturës mesjetare, veçanërisht asaj të kultit islam.

 

 

Krahas disa veprave studimore, si “Arkitektura osmane në Shqipëri : 1385-1912” dhe punime të tjera shkecore, ai është i vetmi që është marrë me jetën dhe veprën e Arkiekt Kasëmit, duke përkthyer një pjesë të “Vakufnamesë”, testamenti autentik të shkruar nga vet Arkitekt Kasëmi.

 

 

Për fat të keq, ndjesë paste, profesor Sulejman Dashi ndërroi jetë më 26 maj 1921 dhe “Vakufnameja” nuk është botuar, veçse pjesërisht sa për ilustrim të ndonjë argumentimi shkencor.

 

 

Grëmshi, dikur me mbi 500 shtëpi, sot, pa një shenjë jete

 

 

Mendohet se origjinali i saj duhet të ketë humbur. Si rrjedhim, askush nuk e ka shfrytëzuar në vitin 1339 nga origjinali, i cili ndodhet në Arkivën e Përgjithshme të Tapive dhe Kadastrës në Stamboll, por edhe  në Arkivin Qëndror Shtetëror të Tiranës.

 

 

I ndjeri dr. Sulejman Dashi, ka bërë ekspedita kërkimesh për të gjetur veprat e përmendura në “Vakufname”, në Grëmsh, Berat, Dushnik, Roshnik, Dushar, Xhyrë, Kozarë, Fier-Mimar, Shals Ferras, Zhalzhan, Murrizë, Avaleas dhe Dragot të Elbasanit etj.

 

 

Me interes ishin ato të fshatit të lindjes, në të cilat kishte gjurmë të të gjitha ndërtimet aty si xhamia, imareti, banja. Sipas traditës të gjitha këto objekte kishin qenë publike, të vakufuara.

 

 

Bashkëkohëse me këto ndërtime ishin edhe varrezat e vjetra në hyrje të fshatit.

 

 

Testamenti i Mimar Kasemit ka një rëndësi të madhe për atë si personalitet i kulturës shqiptare, për historinë e arkitekturës së perandorisë osmane, por edhe për arkitekturën shqiptare ku ai ka disa vepra.

 

 

Fragmenti i “Vakufnamesë”, ku arkitekt Kasëmi shkruan për veprat që ka lënë në fshatin e tij të lindjes

 

 

“Nga pronat e mia të mirëfillta po lë një vakëf në fshatin Grëmsh që është vendlindja ime në Nahijen e Tomorricës të vilajetit të Vlorës, xhaminë, imaretin dhe banjën publike, të cilat i kam ndërtur vetë…”