Promovohet libri “Dollia si kumt i trashëgimisë kulturore” i autorit Prof. Sherif Bundo

Promovohet libri “Dollia si kumt i trashëgimisë kulturore” i autorit Prof. Sherif Bundo

Dje në një nga sallat e Muzeut Kombëtar është promovuar libri “Dollia si kumt i trashëgimisë kulturore” i  autorit Sherif Bundo.

Në fakt Sherif Bundo promovoi këtu edhe një libër tjetër me titullin “Fara e revoltës”, por që në këtë rast ne do të përqëndrohemi vetëm  te “Dollia…”, për të cilën folën profesor Agron Xhangolli, profesor Et’hem Ruka dhe botuesi i njohur Naim Zoto.

 

 

Më poshtë po japim fjalën e redaktorit të librit, Naim Zoto:

 

 

Libri i sapobotuar “Dollia si kumt i trashëgimisë kulturore” është një libër ndryshe, madje krejt i veçantë, besoj edhe për vetë autorin.Sherif Bundo është një emër i njohur si profesor dhe publicist. Librat dhe leksionet e tij për ekonominë e financat gjenden në mjediset universitare. Së fundi është edhe autor romanesh.

 

 

Ajo që nuk njihnim dhe sot përbën lajm është interesi për një fushë specifike dhe shumë larg formimit të tij akademik; interesi për etnologjinë dhe traditën shqiptare të mikpritjes.

 

 

Unë nuk mund të flas me kompetencë, për shembull, për romanet e tij, për librat e tij, mbi financat jo e jo, por monografia për dollinë dhe ceremonialin e saj, sipas meje, do të mbeten, referencë e pashmangshme në studimet e mëvonshme për institucionin e mikpritjes te shqiptarët. Do të mjaftonte kaq që një studiues të ikte i lumtur nga kjo botë, edhe pse enigma e mungesës së studimeve të plota nga shkolla e institucionet përkatëse për këtë aspekt të traditës shqiptare do të mbetet.

 

 

Monografia e Sherif Bundos, “Dollia si kumt i trashëgimisë kulturore”, me rreth 220 faqe tekst, shoqëruar me një manual ekstra, shumëpraktik e të dobishëm për lexuesit, ka informacione e raporte të plota të vjela nga kontaktete drejtpërdrejta të autorit me njohësit dhe praktikantët e ritit tëdollisë.

 

 

Autori ekavëzhguar e analizuar atë jo si një konsumator apo dashamirës i një pijeje tradicionale që shoqëron prej shekujsh gostitë dhe tryezat e jugut të vendit, por si një kureshtar që, pas pijes, haresë dhe gëzimit të një grupi shoqëror, di tëzbulojë kumtin e vërtetë të një ceremoniali tradicional.

 

 

Kur bëja gazetarin e Zërit të Popullit, botova një shkrim për dollinë dhe ceremonialin e saj duke iu referuar një “Dasme në Skrapar”, shkrim që citohet si referencë edhe në librin e Sherifit.

 

 

I botuar afro 40 vjet më parë, gusht 1986,aty përmendja rregullat e forta të dollisë së Skraparit: “Gjatë kësaj dollie nuk shikohet sa raki pi filani, por si e bën muhabetin ç’formim kulturor ka, si i prezanton miqtë, të afërmit. Dasma në Skrapar është konkurs bukurie dhe mençurie bashkë.Qëllimi i dollisëështë të njihet ai për të cilin pihet dollia”. Pas këtij shkrimi disa që e kishin lexuar më ftonin e ngulmonin për të pirë raki. Mirëpo doçuditeshin që unëjo vetëmnuk pija, por as nuk dija (atëherë) si ngrihej dollia!E, kur iu thosha pastaj shokëve të mi se në Skrapar është turpi i madh të deheshe, bënin të habiturin me mua që kisha lindur në një nga fshatrat që bënte rakinëmë të mirë dhe më të dashur.

 

 

E solla këtë episod personal për të thënë se nuk mjafton një artikull gazete për të ndriçuar një nga aspektet më interesante të traditës shqiptare qëështë institucioni i mikut dhe mikpritjes.Përmes njëstudimitë plotë, Sherif Bundos tashmë i ka bërë shërbim të madh jo vetëm virtyteve të asaj krahine por kulturës e traditës shqiptare në përgjithësi, traditëqë ka mrekulluar shqiptarët vetë, por, sidomos të huajt që kanëe vizituar vendin tonëduke përjetuar edhe ceremonialin e famshëm të dollisë. Thelbi i dollisë dhe logo e saj nuk është as gota dhe as rakia vetë, por mikpritja, nderimi dhe vlerësimi i mikut.

 

 

Në Skrapar thuhet “Pi rakinë, jo mendtë!”. Të ishte dollia thjesht njëçështje pijeje apo plotësim i një dëshire trupore nuk do të ishte nevoja të përpunohej deri në detaje të imta një sistem i tërë rregullash dhe praktikash, një procedurë që kërkon mbi të gjitha mençuri dhe kthjelltësi dhe respektim rigoroz të rregullave të paracaktuara e të aprovuara.

 

 

Protokolli i dollisënë Skrapar është më i rreptë se protokolli i shtetit (sigurisht është edhe shumë më i vjetër) dhe ka detaje që, për nga eleganca dhe finesa, mund të rivalizojnë me protokollet e dinastive mbretërore. Ceremoniali i dollisë, njësoj me kodin penal, parashikon edhe dënime për shkelësit apo mos-njohësit e rregullave dhe procedurës, ashtu si parashikon edhe përjashtime apo “ulje në detyrë”.

 

 

Gjithë ky korpus juridiko-etik, ndoshta ende i pa-ftilluar dhe i kodifikuar plotësisht si i tillë në literaturën dhe institucionet e kujtesës sonë kombëtare, mbetet një sfidë për studiuesit. Ai ka meritën që hodhi një hap të rëndësishëm dhe për këtë dhe duhet përgëzuar.

 

 

Autori i librit “Dollia si kumt i trashëgimisë kulturore” nuk mbetet në kufijtë thjesht të evidentimit e fiksimit në letër të ritit, rregullave dhe praktikave të dollisë, por kërkon ta rivitalizojë, të kthejë atësi një atraksion kulturor, turistik, madje, ta ndërkombëtarizojë këtë vlerë të shqiptarëve përmes markimit dhe kapitalizimit saj.

 

 

Libri i Sherif Bundos, në dallim nga librat pa fund që mbushin stoqet e magazinave dhe bibliotekave publike, mund të futet te librat e dobishëm sepse ka brenda edhe një të natyrshme ofertë turistike. Me pak fantazi dhe publicitet, përfshi edhe vetë operatorët turistike si të hoteleve apo bujtinave mund të përdorin dhe fusin ritin a ceremonialin e dollisë në paketat dhe agjendat turistike.