Pse Ahmet Zogu i tha Riza Cerovës: “Gjallica nuk është më e lartë se Tomorri”! 

Pse Ahmet Zogu i tha Riza Cerovës: “Gjallica nuk është më e lartë se Tomorri”! 

 

 Ndërsa e dërgoi Riza Cerovën kundër Bajram Currit, Rizai u bë bashkë me të kundër Ahmet Zogut

 

Besim Dervishi

 

Më 29 mars 1925, forcat sërbe të Nikola Pashiçit dhe agjentët e tyre në Shqipëri, mundën të ekzekutonin Barjam Currin.

 

 

Nuk dua të hyj se kush e vrau dhe si e vranë atë. por dua të tregoj një fakt që e kam përmendur tek shkrimi im “Ai vend që lindi Rizanë, ka lindur trima dhe luanë (Tradhtia e madhe), që i kushtohet Heroit te Popullit, Riza Cerova.

 

Midis t tjerave në shkrim është nje pjesë interesante marrë nga libri “Zylyftar Veleshnja”, me autor Lame Çekanin, fq. 26-27:

 

 

“…Më vonë krahu demokratik i Parlamentit propozoi që në prefekturen e Kosovës, e cila përfshinte Kuksin, Krumën, Tropojën të dërgohej si qarkkomandant Riza Cerova. Kështu dhe u vendos.

 

Duke qenë se përveç postit të Kryeministrit, Zogu kishte dhe postin e Ministrit te Brendeshem, ai e priti vetë Riza Cerovën:

 

 

-Tomorri nuk është më i ulët se Gjallica, zoti kapiten – i tha ai Rizait në përcjellje.

 

 

Qëllimi ishte vendosja e Rizait përball Bajram Currit si dhe përlpasja midis tyre, ku me një gurë të vriteshin dy zogj. Por Rizai në pranverën e vitit 1923 i dërgon fjalë Bajram Currit për një takim, i cili u zhvillua në Tropojë.

 

 

 

Në këtë takim merrnin pjesë dhe disa luftëtarë të Bajram Currit, ndërsa Rizai ishte shoqëruar nga Zylyftar Veleshnja.

 

Këtu u konkludua se nga Zogu ishin kryer disa kombinacione si atentate me qëllim që t’i visheshin Bajram Currit.

 

Që nga ai takim Bajram Curri dhe Riza Cerova u bënë shok shumë të ngushtë.

 

 

Në këtë tregim të shkurtër del në pah vlera e të dy luftëtarëve dhe atdhetarëve: Bajram Currit nga Malsia e Gjakoves (Tropoja) dhe Riza Cerovës nga Skrapari.

 

 

Por bashkepunimi i Riza Ceroves dhe Barjam Currit vazhdoje dhe me tutje.

 

Vrasja e Avni Rustemit dhe fillimi i Revolucionit të Qeshorit e gjeti Rizain në Skrapar. Forcat e Skraparit nën drejtimin e Riza Cerovës, pasi morën Çorovodën, iu drejtuan Beratit.

 

Pas dy ditë luftimesh së bashku me forcat fannoliste të qytetit, Rizai mori kalanë e Beratit më 10 qeshor 1924.

 

 

Rizai zgjidhet komandant i Qarkut te Beratit. Me të marrë kalanë e Beratit, forcat fannoliste nisen në drejtim të Lushnjes ku e marrin dhe atë. Aty marrin vesh se Bajram Curri dhe Elez Isufi me 12 mijë burra të Veriut ishin afruar Tiranës dhe se Zogu kishte ikur.

 

 

Forcat noliste morën pushtetin, por Rizai ishte i pakënaqur me qeverin e re. Për këtë arsye ai bën disa shkrime në gazeta. Artikujt e tij kritikojnë plogështinë e qeverisë për mos zbatimin e reformave të saja.

 

 

Dhe profecia e tij gati u vërtetua në dhjetor të 1924. Revolucioni po dështonte. Forcat Zogiste u futën në dy drejtime për në Shqipëri. Me armët dhe municionet që iu dhanë jugosllavët dhe me forcat mercenare që përgatitnin në Jugosllavi, ku mblodhi rusë të bardhë dhe aventurierë, Zogu e përmbysi Qeverinë e Nolit.

 

 

Shënim:

 

Marrë nga postimet faqeve on line të Besim Dervishit