…që ecën denjësisht në po ato çapa, në po ato gjurmë që la legjenda e këngës së Skraparit, Demir Zyko
Ai ka vite që debuton në skenë, në podiume festivalesh dhe në veprimtari të ndryshme festive.
Quhet Nesim Mëno, që tashmë ka formuar staturën, personalitetin dhe autoritetin e tij artistik si një nga debutuesit më të mirë të këngës popullore të Skraparit dhe, veçanërisht të repertorit të këngëve të Artistit të Popullit Demir Zyko.

Është ai dhe Xheladin Cërri të vetmit deri më sot që e sjellin në mënyrën më të mirë të mundshme këngën e Xha Demirit.
Janë të vetmit, me gjithë përpjekjet që kanë bërë kolegët e tjerë të tyre, që arrijnë oktavën e zërit të Xha Demirit, të vlerësuar edhe nga kompozitorë të njohur shqiptarë.

Ka shumë njerëz, këngëtarë amatorë, dashamirës të muzikës dhe të folklorit, që e njohin dhe e duan këngën e Skraparit, që, mezi presin refrenin me “oi – oi” – në e papërsëritshme të Xha Demirit, të sjellë si askush tjetër deri më sot, siç e sjell Nesimi.

Nesimi ka lindur në Mëlovë.
Nga Mëlova në Çorovodë, pas një vakuumi që ishte krijuar në këngën e Skraparit nga vdekja e Xha Demirit, e pruri zëri i tij, një zë tëpkë si ai i Xha Demirit.

Pas viteve 1990 shkoi me banim në Fier.
Pavarësisht se është një artist vërtet virtuoz, bën një jetë të thjeshtë, nuk “ushqehet” vetëm me zërin, por edhe me mendjen dhe krahët e tij, me punë të tjeshta, të ndershme.

Megjithëse, siç thamë, Nesimi banon në Fier, në aspektin artistik bën një jetë gati bohemike, me lëvizje dhe ftesa të shumta nëpër koncerte, festivale, takime dhe mbrëmje artistike.

Megjithëse shumë i kërkuar, shumë i duartrokitur dhe shumë i vlerësuar me certifikata mirënjohjeje dhe nderi, askush “nuk i ka shtënë dorën” për ta sistemuar në një formacion publik artistik, të denjë dhe të përshtatshëm për të.
Urime, suksese, Nesim! Ke bekimin e Orakujve të Tomorrit!
##Z. Hoxha/#Orakujt…
