Ra për çlirimin e Tiranës: Lavdi Heroit të Popullit Estref Caka (Osoja)!…

Ra për çlirimin e Tiranës: Lavdi Heroit të Popullit Estref Caka (Osoja)!…

 

 

Luman Caka

 

Sot, në ditën e rënies për çlirimin e Tiranës, i them Heroit të Popullit Estref Abdurraman Osojës, bashkëfshatarit tim:

 

 

Estref, banor i përjetësisë, banor i panteonit të rralluar, ti nuk ke vdekur, ti je gjallë!

 

 

Se ti u ngrite trimërisht në yllësi. Se miliona ikin, vdesin, shuhen, harrohen dhe zhduken si vesa, por ti me fisin tënd të heronjve nuk e njihni vdekjen!

 

 

Ti ndrin e rrezaton si yjësia e kupës së qiellit natën e majit mbi Tomorrin tonë të shenjtë.

 

 

Ne mburremi e krenohemi me sojin e yjeve, se kur shkelim rrallë e për mall bulevardet e Tiranës, kujtojmë gjakun që derdhe ti, biri ynë, biri i Osojës, i Skraparit e i Shqipërisë në mëesin e nëntorit të vitit 1944.

 

 

Atje në varret ku prehen eshtrat e nënë Nerënxës, nënës që ty të dha jetë dhe ne na dha krenari, endet mirënjohja jonë e thellë e çdo kohe, e çdo nëntori.

 

 

Yjet rrezatojnë dritë.

 

Jeni Ju, bijtë e Shqipërisë  që na ndriçoni pa pushim!

 

 

Në jetë të jetës Përjetësi!