Rama, hakmarrje politike ndaj Skraparit, ndaj atij Skrapari që, për 30 e ca vjet me radhë, ka qenë i gjithi me të dhe me partinë e tij

Rama, hakmarrje politike ndaj Skraparit, ndaj atij Skrapari që, për 30 e ca vjet me radhë, ka qenë i gjithi me të dhe me partinë e tij

 

Spartak Braho thotë se Skrapari është “kurbani” i hakmarrjes së Edi Ramës për Ilir Metën. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, socialisti tha qeveria e PS, e ka lënë në harresë këtë vend, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit të vizitojë Skraparin dhe t’i japë jetë projekteve zhvillimore për banorët.

 

 

Spartak Braho: Rama ka katër vjet që nuk ka shkuar në Skrapar. Nuk ka bërë asgjë për Skraparin. As ai as vetë Meta, madje as deputetët që ishin me origjinë nga Skrapari. Sigurisht kjo nuk është aspak e mirë.

 

 

Unë mendoj se kjo është një hakmarrje. As një km rrugë nuk është bërë për Skraparin që tashmë është kthyer në një ishull të izoluar që nuk del dot as në Përmet, as në Korçë, as në Kolonjë. Ekziston vetëm rruga që e lidh me Beratin por edhe ajo është e amortizuar.

 

 

Pse u la Skrapari kështu?

 

 

Unë mendoj që arsyeja është Ilir Meta. Skrapari i ka dhënë PS që prej vitit 1991 deri në zgjedhjet e fundit, mbi 15 deputetë. Asnjëherë nuk ka fituar PD në Skrapar.

 

 

Unë i bëj thirrje Edi Ramës të shkojë në Skrapar. Unë nuk jam nacionalist, por nuk braktiset një popull.

 

Nëse nuk është hipoteza që them unë atëherë Rama duhet të shkojë në Skrapar, dhe t’i japë zgjidhje problemeve, sepse Bashkia e Skraparit, është bashkia më me pak fonde.