Rushan Dosti: Vargje miqësore kushtuar maturës së vitit 1967 – 1968 të gjimnazit “Ramiz Aranitasi”, Çorovodë
Para disa ditësh, matura e vitit 1967 – 1968 e gjimnazit “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë,ka bërë takimin e radhës, atë të 55 vjetorit.
Poeti dhe gazetari Rushan Dosti, i frymzuar nga kjo ngjarje mbresëlënëse ka shkruar një poezi me vargje miqësore për mësuesit e kësaj shkolle, por edhe për secilin maturant:
Moj matura e gjimnazit
Shkeleni pedalen e gazit
Le të shkojnë vitet në dreq
Mblidhuni çdo vit për qejf
Mblidhuni se jini ajka
Nga ata mallrat e pakta
Kini shkruar historinë
Medaljon për Shqipërinë
Kudo jini dhe jetoni
Vite jete të gëzoni
Ju si maturë e parë
Jini nder në Skrapar
Juve kurrë s’jini plakur
Vitet tutje kini flakur
Juve vetëm jini rritur
Në rrugën tuaj të ndritur
Piedestal Qani Zaimi
Lapidar, më i miri
Ndrin si diell në polifotë
Pijeni me fund një gotë
Për pak m’u bllokua gryka
Seç më foli Gani Zyka
Ja dëgjova të urtin zënë
I ndritët shpirti ku ka rënë
55 vjet gjimnazistë
Dukeni të rinj, artistë
Vajza e djemë të paparë
Lindur, rritur në Skrapar
Sa për pak vargu më humbi
Për ty Arta Pëllumbi
Ajo e mallkuar biografi
Gjimnaziste në shtëpi
Miku im Bardhi Aliçka
Ke lënë emër si zooteknik
Për Skraparin ti gjithmonë
Do të jesh në krye si mik
Diana Shkëmbin nuk e njoh
Po urimi gjen prapë vënd
Ajo ka qetësuar shpirtrat
Për një dhëmballë e dhëmb
Elmaz Guga, tomorricarë
Ka një emër në Skrapar
Matematikanë me emër
Skraparlli me shpirt e zemër
Ethem Xhamëni, inxhinier
Skraparit i ka bërë nder
Gjëja që sot nuk shkon
Ethem Xhamëni në pension
Kur më flasin për Skraparin
Kujtoj mësues Festim Myftarin
Sa përmend emrin Festim
Vargun e bëj këngë, urim
Fiqirete Halili, në Farmaci
Duket ka bërë histori
Nga Skrapari ja bëri forra
E ka zili dhe Vlora
Çfarë të shkruaj për ty Flutur
Vargu del dhe më i bukur
Në Skrapar emër i bukur
Fluturon përherë një flutur
Gani Cufja, vëseshtalli
Le ta ngrejë një dolli
Le ta pijë e ka për nder
Mban titullin oficer
Gëzim Hysi, miku im
Për ty vargjet nuk i nguc
Je inxhinier i zoti
Po je dhëndërr në Kuç
Gëzim Zyla, strorarlli
Skrapari të pijë dolli
Ka bredhur Skraparit mbanë
Kafenë e pi në Tiranë
Nuk e di ku fle meraku
Të ma thotë Hysen Binjaku
Profesor ka qënë përherë
Skraparit i bën nder
Po të shkoj në Nikollarë
Izet Zoton, mik e mbaj
Nuk flas se jam në ëndërr
Në Koprënckë është dhëndërr
Kastriot Caka, oficer
Skraparit i bën nder
Meqë është nga Osoja
Të dalë urimi nga goja
Eh, Kujtim kishe një njollë
Prapë se prapë bëre shkollë
Bëre vjersha, poezi
Vlerë e shtuar në letërsi
Po të shkoj në Ujanik
Do të gjej një shok, një mik
Maksi mbetet ëmbëlsirë
Kam Hyrinë kushërirë
Mira Frashëri, mike e vjetër
Pas Orhanit nuk kam tjetër
Në Vlorë ku jeton
Skraparin kurrë se harron
Ndjesë pastë doktor Qazimi
Miku im më i miri
E kujtoj gjithmonë me lotë
U lutem pijeni një gotë
Çfarë të shkruaj nuk e di
Sociale Dingo, perëndi
Se gëzoi jetën kurrë
Mungon sot në maturë
Sytki Hysko, s’di ç’të them
Për Skraparin je model
Do të mbetesh profesor
Lindur e rritur në Strorë
Veiz Kovaçi, mungon në apel
Prapë se prapë emri i del
Skraparit i qëndron si yll
Jeta jote kurrë s’u mbyll
Mos u mërzit kur të zë kolla
Krenari ti Xhevahir Molla
Që shqiptarëve t’u dalë frika
Folu shqip nga Amerika
Këto vargje zor t’i mbyll
Përveç mjaltit ka dhe dyll
Këto vargje nga meraku
Porositi Hysen Binjaku:
“Pavarësisht se në Baldushk
Ra një lis, mbiu një dushk
Në takimin më të parë
Vajza e djem në Skrapar”!..