Safet Hatellari, gjurmë të thella dhe të dallueshme pune që e veçuan nga bashkëkohësit e vetë
I mendjes dhe i penës, i punës dhe i veprave, kudo që punoi kapërceu etapat e kohës, duke lartësuar personalitetin dhe karakterin e tij burrëror
Demir Korita
Safet Hatellari i përket plejadës të atyre burrave të pasçlirimit të vendit, që vunë gjithë potencialet e tyre njerëzore dhe intelektuale në rindërtimin e vendit dhe ndërtimin e Shqipërisë së re dhe të lirë.
Ai përdori jetën e tij në shërbim të shoqërisë së re, duke krijuar portretin e tij të fortë të një kuadri të aftë dhe një patrioti të vërtetë.
U rrit dhe u edukua në një familje tradicionale skraparase me ndjenja atdhetare. Pra, aty ka zanafillën edhe rruga e mundimshme e jetës, përmes dallgëve dhe stuhive të egra të kohës, plot kontradita e luftra për çlirimin kombëtar.
U poq shpejt, ishte të të pesëmbëdhjetë pranverat kur u angazhua me të rinjtë antifashistë, duke u bërë agjitator dhe propagandist i zjarrtë, ku zëri i tij burrëorr bilbilonte në çdo vatër të krahinës. Shumë shpejt u bë i njohur për cilësitë dhe virtytet e tij të larta.
Njërëzit filluan ta duan, të dëgjojnë fjalët e tij të zjarrta dhe të hidhen në aksione për rindërtimin e Shqipërisë së përzhitur nga lufta kundër pushtuesve nazifashistë e bashkëpunëtorëve të tyre ballisto-zogistë.
Shtëpitë në Koritë
Me punën dhe djersën e tij u bë i ditur, i thjeshtë i mençur, i mirë e modest. Qëndronte krenar në lartësinë e dinjitetit që e fisnikëronte. Krakteri i tij i fortë ndërthurej me mençurinë dhe vullnetin që i jepnin veprimtarisë së tij epërsi që dallohej mbi të tjerët.
Vullneti dhe dëshira e tij për t’i dhënë sa më shumë shoqërisë, ishte arsimi, dija për të cilën ai shquhej për vullnet e intelekt. Vazhdon njëra pas tjetrën shkollën nga e mesmja , në të lartat, në Bashkimin Sovjetik, në shkollën “Vladimir Iliç Lenin” në Tiranë, atë të Filozofisë, ku vlerësohet me rezultate të larta.
I mendjes dhe i penës, i punës dhe i veprave, kudo që punoi qëndroi si një lis i madh, duke kapërcyer etapat e kohës, duke ia lartësuar karakterin e tij burrëror. Kishte shpirt të pasur dhe të pastër, ashtu siç ishte uji i kulluar dhe i ftohtë i Koritës, ishin cilësitë e tija morale.
Safeti dinte të ruante një ekuilibër në jetë e në shoqëri, ishte kundër çdo shfaqjeje antinjerëzore e i urrente ato, mbillte kudo farën e miqësisë dhe dashurisë midis njerëzve.
Kishte optimizëm në çdo punë që kryente. Optimizmi buronte nga bota e tij e pasur, nga largpamësia dhe vullneti për t’iu shkuar deri në fund problemeve. Morali i tij i lartë vinte i transmetuar nga traditat, zakonet dhe familja.
Virtytet i gjeje te delikatesa shpirtërore. Safeti nuk u mburr kurrë me cilësitë dhe virtytet e tij të forta, por forca e virtytit të tij qëndronte te thjeshtësia.
Madhështia e tij qëndronte tek çiltërsia dhe vërtetësia, që ishte peshorja e mirësisë.
Edhe pse kreu detyra të larta, ai kurrë nuk mori pozat e “primarit” apo të privilegjuarit e të diturit, por gjithmonë sillej i barabartë mes të barabartëve. I urrente elozhet, reklamat, lajkat e levdatat, por edhe i quante armq të rrezikshëm. Kënaqej për sukseset e të tjerëve dhe zilinë e quante helm në ndërgjegje.
Në të gjitha marrëdhëniet shoqërore, partiake e shtetërore ai vlerësonte njerëzit pa hieraki e pa interesa. Nuk dinte të përbuste njeri dhe kënaqësinë e kishte që t’i respektonte të gjithë, pavarësisht vlerave të tyre përsonale.
Nderi e shoqëronte në çdo veprim të tij.
E donte Skraparin, ndaj punoi dhe jetoi gjithë jetën mes skraparllinjve.
E ndjente veten mirë kur “të huajt” flisnin mirë për cilësitë e vlerat e krahinës së tij.
E dashuronte këngën e bukur të Skraparit, kishte dobësi dhe nuk u kursye për të dhënë kontributin e tij në podet e festivalebve krahinore dhe mbarëkombëtare.
Për mëritat në punë, ish Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme. Është zgjedhur delegat në pesë Kongrese të Rinisë dhe tre Kongrese Partie.
Me punën e tij ai rriti vlerat dhe personalitetin e tij.
I përjetshëm kujtimi i Safetit!