“Sarajet” e vëllezërve Ismail dhe Zalo Straficka: Si shkoi për “dhjamë qeni”  gjithë ajo pasuri, gjak e djersë derdhur me vite!…

“Sarajet” e vëllezërve Ismail dhe Zalo Straficka: Si shkoi për “dhjamë qeni”  gjithë ajo pasuri, gjak e djersë derdhur me vite!…

 

 Belul Kryemadhi

 

 

Pas viteve 1900, vëllezërit Ismail e Zalo Kajo ndërtuan shtëpinë e vet me të ardhurat ekonomike të fituara me punë në bujqësi, e blegtori, pa spekulluar apo abuzuar me asnjë person tjetër në miqësi, e shoqëri.

 

 

Pasardhësit e tyre rrëfejnë se për të ndërtuara këtë shtëpi karakteristike të asaj kohe punoi një skuadër ustallarësh nga zona e Oparit të Korçës. Ata ishin mjeshtra për skalitjen e gurit, të tre qemerëve, ashtu si duken edhe në këtë foto.

 

 

Për të ndërtuara këtë shtëpi dy katshe, me katër dhoma poshtë dhe me pesë dhoma në katin e dytë me  4  x 6 metra, të barabartë me 24 m katërorë në secilën dhomë.

 

 

Paradhoma ishte mbështetur mbi dy këmbëzat dhe nga tre qemerë guri të skalitur me mjeshtëri  në formën e harkut të ylberit. Dhoma kishte gjashtë dritare, dy përballë dhe nga dy anash, si në të majtë, e në të djathtë, të cilat ishin nga 1 metër të larta dhe 70 cm të gjëra, ndësa dhomat e tjera kishin nga dy dritare me të njëjtat përmasa si në katin e parë, po edhe në të dytin.

 

 

 

 

Kjo shtëpi kishte një portë nga përpara në katin e pare dhe një nga pas, ku nëpërmjet një shkallë prej guri ngjiteshin në katin e dytë.

 

 

Muret e ndërtesës ishin ndërtuar me llaç gëlqereje, çatia me lëndë pishe dhe dërrasa prej guri të zi, ndësa dyshemetë dhe tavanet dërrasa pishe.

 

 

Të zotët e shtëpisë, siç thamë më sipër ishin dy vëllezërit Ismail dhe Zalo Kaja, të cilët kishin edhe një motër që e quanin Syla.

 

 

Ismaili u martua me një vajzë nga fshati Vëlushë e Skraparit, ata lindën një djalë, të cilën e quajtën Hysen. Por fatkeqësisht gruaja nga Vëlusha vdiq nga një sëmundje, ndaj Ismaili u rimartua me Rabushen, me të cilën sollën në jetë një djalë, Agimin, si dhe tre vajza, Alijen, Nexhmijen, dhe Burbuqen.

 

Në vitin 1960 u larguan për në Dushk, Lushnje. Hyseni mbeti i vetëm në fshat, ai u sëmur dhe e çuan për kurim në Spitalin Psikiatrik në Vlorë, ku jetoi deri në vitet 1976. Pas vdekjes e varrosën atje.

 

 

Sylja u martua me Shasho Kryemadhin e parë në Strafickë. Ata lindën një djalë, Hekuranin dhe një vajzë, Ruskën.

 

 

Zalua u martua me Darekon nga fshati Mollas i Skraparit, me të cilën sollën në jetë 4 djem dhe një vajzë: Kamberin, Neshatin, Hatemin, Asqerinë dhe Yzenien.

 

Kamberi u martua me Nevrailen, nga kjo martesë lindën 3 djem, Mitatin, Shemen dhe Namikun, si dhe një vajzë, Selvinë.

 

Siç thamë, në vitin 1960 ata u shpërngulën për në Dushk të Lushnjes.

 

Neshati u martua me Ferruzenë dhe lindën 5 djem, Gazmirin, Yzedinin, Zalon, Tefikun, Ajetin si  dhe tri vajza, Sanijen, Adrianën dhe Veproren.

 

 

Hatemin u martua me Nemirenë nga fshati Dunckë, edhe ai u largua për në Dushk të Lushnjes në vitin 1960.

 

Asqeriu u martua me Meribnë nga fshati Vishanj, ata lindën dy djem, Luanin dhe Shpëtimin, si dhe një vajzë, Qazimenë.

 

 

Në vitin 1973 dy vëllezërit, Neshat dhe Asqeri, me kërkesën e kuadrove të cooperatives, bënë një kontratë me ish kryetarin e kooperativës, që këtë shtëpi t’ia jepnin kooperativës për zyra, ndëërsa kooperativa t’u ndërtonte dy shtëpi, një për Neshatin dhe një për Asqeriun, lart te Bregu i Lisit.

 

Punimet për riparimin e shtëpisë karakteristike për t’u bërë zyra filluanë njëherësh me shtëpitë e të dy vëllezërve, por ish kryetari nuk e mbajti premtimin, shtëpitë e dy vëllezërve ai nuk ua përfundoi së ndërtuari, u bëri muret dhe çatitë,më tej ata i ndërtuanë me shpenzimet e tyre personale.

 

 

Shtëpia e madhe karakteristike u vu në përdorim, dhomën e parë e mbështetur mbi tre qemerët e bënë zyrën e sekretarit të partisë të kooperativës. Dhomën në krahun e djathtë, zyrë të kryetarit të kooperativës,dhe pas saj, zyra e llogarisë zyra e planit dhe pas saj ishte arka e kooperativës. Te porta nga pas brënda saj ishte recepsioni, telefoni me numratorë.

 

 

Në katin e parë ishte kuzhina, si dhe mensa, ku hanin ushqim kuadrot dhe të huajt, të deleguarët, traktoristëtetj. Një dhomë në katin e parë ishte hotel me katër krevatë.

 

 

Jasht në oborr u mbollën pemë dhe u shtruan rrugica me kalldrëm me gurë të zgjedhur nga një burrë i cili kishte punuarë edhe në Turqi si kalldrëmxhi.

 

Edhe çezmën me ujë të rrjedhshëm burimi, që ndodhej 50 metra larg, e mdërtuanëme gurë të skalitur.

 

 

Kjo shtëpi mori një pamaje shumë të bukur. Kështu vazhdoi deri në vitin 1975, pas kësaj, ish kryetari i asaj kohe u arrestua e bëri disa vite burg. Në vitin 1976 në ish-kooperativë u emërua si kryetar kooperative Haxhi Dyrmishi nga fshati Zaloshnje. Dhe në këtë vit kjo zyrë u transferua për në fshatin Barç.

 

Shtëpia ngeli bosh dhe pa asnjë kujdes.

 

Dalngadalë ajo po shëmbej, rreth viteve 1980 kooperativa e prishi. Në atë vend ndërtuan një stallë për kafshët, por edhe kjo nuk rezistoi shumë, ajo u la bosh, e më pas u  shëmb.

 

 

Në vitin 1989 gurët i morën dhe filluanë të ndërtonin një vatër kulture  në qëndër të fshatit në afërsi të shkollës, që të shërbente për të gjithë fshatin.

 

Por për shkak të ndryshimit të mënyrës qeverisëse në vitet 1990 edhe ajo u la pa ndërtuar. Të gjitha materialet e asaj ndërtesë së fundi u përdorën nga ata banorë të fshatit që ngelën atje.

 

 

Kjo është historia reale dhe e dhimbshme  e asaj ndërtese karakteristike nga më të bukurat në Tomorricë.

 

 

*) Fotoja është ilustruese