Shemsi Hajro, telegarfisti i Skraparit i viteve 1911 – 1912, rrëfen lëvizjen patriotike në Skraparin e asaj kohe
Shemsi Hajro, patriot gjirokastrit, që nga viti 1907 punonte në zyrën telegrafike të qytetit të Leskovikut, jepte dhe merrte nga qendrat e tjera të vilajetit të Janinës urdhërat ushtarake dhe qeveritare që i përkisnin korrespondencës sekrete të shifruar.
Duke patur këtë pozicion delikat me të dhëna që kërcënonin jetën e çetave kryengritëse në jug raportonte Komitetin dhe patriotin telegrafist Haxhi Shapllo në Leskovik, punë që e bënte fshehtazi dhe pas mesit të natës. Ndihma e tij në këtë fushë ka qënë e pakursyer edhe në mbështetje të aksioneve të çetës së Çerçizit kundër pushtuesve osmanë.
Në vitin 1962 shtëpia botuese “Naim Frashëri” boton kujtimet e tij në librin “Në gjirin e Lëvizjes Patriotike, kujtime nga vitet 1888-1932”.
Krahas të tjerave, një vend të veçantë në libër zenë shënimet e tij për lëvizjen patriotike në Skrapar, pasi ishte transferuar këtu dhe ishte pjesëmarrës bashkë me patriotët skraparllinj.
Si dëshmitar okular, Shemsi Hajro jep një panoramë të saktë dhe të qartë të ngjarjeve të asaj kohe.
Më poshtë po botojmë një pjesë të kujtimeve të tij:
Shemsi Hajro
Meqenëse Leskoviku ishte qytet i vogël, syri i qeveise e kishte më të lehtë të ndiqte veprimet e mia, kështu pa mbushur shtaë muaj më transferojnë larg Kolonjës dhe Gjirokastrës, në Skrapar.
Ky veprim bëhej që unë të mos merresha me punë kombëtare, por jeta ime, si edhe shumë shqiptarëve në atë kohë, ishte e lidhur me dëshirate popullit, që vuante nga robëria, me luftën dhe me shpresat e tij.
Në Skrapar, pa kaluar shumë kohë, bie në njohje me mjaft burra që shquheshin për ndjenja patriotike në ato anë.
Për fat të mirë në qendër të krahinës, në Çorovodë gjeta Sabri Kallajnxhiun nga Gjirokastra dhe Selamiun, xhaxhanë e Muço Qullit nga Leskoviku, me të cilët u bëra shok i afërt dhe besnik dhe bashkë me ppatriotët vendas filluam organizimin, formuam Komitetin e Parë shqiptar të Skraparit të përbërë nga:
Hasan Koprëncka
Selami Qulli
Muço Kapinova
Sabri Kallajxhiu
Asllan Vëseshta
Shemsi Hajro
Sinan Leshnja
Jaçe Gjergjova
Dule Koprëncka
Sigurisht, anëtarët e këtij komiteti, veçan ata vendas, ishin njerëz që populli i kishte të zgjedhur dhe respektuar dhe i ndiqte pas kur e kërkonte puna.
Zyra e posttelegrafës si dhe shtëpia ku banonte Sabri Kallajxhiu u bënë qendra ku takoheshin skraparllinjtë dhe tomorricarët, që me rast ose me qëllim, vinin që të merrnin vesh lajmet dhe të ngjarat, bisedonin dhe shfaqnin mendimet e tyre.
Në fillim, më kujtohet si tani, shumë fshatarë, kur hynin në zyrë, zbathnin opingat e bënin nderim duke i kërrusur me dorë në zemër. Ne u folëm atyre që s’kishin pse të bënin kështu se ne ishim miq e shokë. Çdo nevojë apo punë që kishin fshatarët me qeverinë, unë, Sabriu dhe Selami, mundoheshim t’ua kryenim sa më shpejtë dhe më mirë, duke i ndihmuar në hallet e tyre.
Në qershor të vitit 1911 shkova për një takim me Baba Shabanin në Teqenë e Prishtës, sepse më kishin folur që kishte mendime kombëtare. I shfaqëm atij qëllimin e Komitetit të Skraparit për një organizim të përgjithshëm të fshatarëve të të gjithë krahinës. Në takim një bej nga Sevrani na tha se se si do tamundnim Turqinë, ku i kemi miqtë. I thashë se mitë tanë ishin të gjithë ata që ishin kundër Turqisë. Nuk i pëlqeu fjala ime, por sa mbarova unë, të gjithë u ngritën në këmbë dhe kënduan këngë kombëtare. Kjo qe, në një farë mënyre përgjigja ndaj beut të Sevranit.
U ktheva nga Teqeja e Prishtës me një tok njerëzish me të cilët do të takohesha përsëri më vonë në punët tona të organizimit.Kësisoj, më vonë, gjithë shokët eKomitetit muarrën përsipër të shkonin nëpër fshatra për të lidhur besën për të përgatitur një kryengritje krahas krahinave të tjera të Shqipërisë. Kështu që pranvera e vitit 1912 e gjeti Skraparin mjaft të përgatitur.
Në gjysmën e parë të majit, me anë të njerëzve që rrihnin rrugët e Kolonjës e të Përmetit lajmërova Tajar Tetovën në Frashër, duke e vënë në dijeni për përparimin e kryengritjes së fundit të vëllezërve të vilajetit të Kosovës. Gjithashtu i shkruajta për përkrahjenb që kishte gjetur në veri të Shqipërisë veprimi i tyre. Tajar Tetova, më bashkëpunim me Sali Butkën, Izet Zavalanin, Ferit Frashërin etë tjerë prej kohe mbanin të gjallë lëvizjen kundër Turqisë, duke nderuar në ato ditë të vështira toskërinë, në një vend ku vlonte fort dëshira për liri.
Në emër të Komitetit të të Skraparit i lutem të përshkojë me luftëtarët e tij edhe këtë krahinë për të zemër dhe për të ngjallur gëzim në fshatrat e atyshëm.
Përpara kësaj gjendjeje, u bë një mbledhje e Komitetit, neë të cilën Hasn Koprëncka shfaqi mendimin se nuk duhej pritur, por t’i përvishemi punës për të mbledhur burrate Skraparit. Fjala e Hasanit u prit me gëzim dhe u vendos që të fillojë puna pa vonuar.
Takimi i prë i krerëve që do të udhëhiqnin veprimet u bë në teqenë e Backës. Pastaj u lëshua thirrja për të mbledhur shokët. Nëpër shtigjet dhe monopatet qarkullonin njerëz të armatosur, të cilët me këngë e të shtëna armësh ftonin për dasmën e madhe shqiptare gjithë ç’qenë bij të vendit e të zotë të dyfekut.
Brenda pak kohëve u mblodhën në teqenë e Backës mbi 400 burra, të cilët u gatitën dhe u ndanë pas kryetarëve të luftës, të cilët u nisën me drejtim për në Tomorr. Atje do të bëhej takimi me disa grupe të tjera që kishin lajmëruar se ishin gati të luftonin. Në Dërrasë të Kajcës u pa njëherë numri i luftëtarëve e doli se në udhëtim ishin 500 veta, të gjithë të armatosur.
Detyra e parë e Komitetit ishte që të bëheshin marrëveshje më krahinat e tjera për të pasur vetëm një komandë. Në sajë të përpjekjeve që u bënë gojarisht dhe me letra, u vendos që forcat e krahinës sonë të bënin pjesë në gjirin e Komitetit të përbashkët të Shqipërisë së Jugut.
Në saje të përpjekjeve që u bënë gojarisht dhe me letra, u vendos që forcate krahinës sonë të bënin pjesë në në gjirin e Komitetit të përbashkët të kryengritjes të Shqipërisë së Jugut.
Gjatë këtyre ditëve unë bëra ç’qe e mundur të marr vesh çdo fill të veprimeve në vendet e tjera, duke njoftuar njëkohësisht shokët e mi në këto vende, për forcate Skraparit që qenë grumbulluar në Kulmak dhe që prisnin urdhrin për mësymje.
Gjersa të vdes nuk i harroj ato çaste gëzimi e gjallërimi që më kishte pushtuar zemrën; asnjë rrezik nuk peshoja; besimi për fitore më kishte forcaur dhe më kishte dhënë krahë.
Dua të shënoj këtu memorandumin me 12 pika që i bënte qeversië Komiteti i bashkuar i Shqipërisë së Jugut.
Me anë të lajmërimeve që u bënë prej Kosove në qendër të kryengritjeve të Veriut dhe këta duke na i kumtuar edhe neve të Jugut, u muar vesh hollësisht përfundimi i bisedimeve me qeverinë.
Ndërkohë forcat e Skraparit që ishin mbledhur në Tomorr, murën urdhër nga Komiteti i Jugës të shpërndahen meqënëse marrëveshja u arrit.
Pas këtyre ngjatjeve mua më transferuan nga Skrapari në posttelegrafën e Himarës.