Shoqata “Gramshi” nderon kuadrot dhe specialistët më të mirë që kontribuan në zhvillimin ekonomiko-kulturor të këtij rrethi

Shoqata “Gramshi” nderon kuadrot dhe specialistët më të mirë që kontribuan në zhvillimin ekonomiko-kulturor të këtij rrethi

Sot, në një nga mjediset e hotel “D’Oro”, në Tiranë, Shoqata  Atdhetare Kulturore  “Gramshi”, organizoi me anëtarët e saj dhe me të ftuar të tjerë nga shoqatat homologe, një veprimtari promovuese në respekt të të gjithë specialistëve të fushave të ndryshme, të ardhur nga rrethe të tjera, që kanë kanë kontribuar në zhvillimin ekonomiko-kulturor të rrethit të Gramshit.

Kryetari  i shoqatës, prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi, në fjalën e hapjes, pas përshëndetjes së rastit,  bëri  një bilanc  të veprimtarive të kohëve të fundit të kësaj shoqate, i cili ishte mjaft pozitiv dhe i pakrahasueshemë me perriudhat e mëparshme, si dhe prezantoi  rendin e ditës, që ishte vlerësimi i figurave të shquara të Gramshit ndër vite.

Më pas sekretari i Përgjithshëm  i Shoqatës “Gramshi”, Sabri Fejzo bëri një retrospektivë të historikut të Gramshit, duke theksuar mundin dhe djersën e popullit të Gramshit, të drejtuesve, kuadrove dhe specialistëve të për zhvillimin e gjithanshëm të këtij këtij rrethi. Në fjalën e tij ai vuri në dukje sakrificën dhe kontributin e veçantë të kuadrove dhe specialistëve të ardhur nga rrethet e tjera, të cilët dhanë energjitë rinore dhe gjithçka që dinin dhe gjithçka që mundnin për këtë rreth.

 

“Për këtë edhe ne sot po i nderojmë”, – tha ai në fund të fjalës së tij.

 

 

Më pas, kryetari i shoqatës, prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi ftoi kryesinë për shpërndarjen e Çertifikatave të Mirënjohjes, me të cilat u nderuan:

 

Ali Narazani (Pas vdekjes)

Reshit Koburja (Pas vdekjes)

Fadil Spahiu

Alajdin Topçiu

Ylli Bajraktari

Petraq Stratobërda

Dhimitër Gjika

Skënder Kada

Emine Zaimi

Ramazan Hasa

Jonuz Xhangolli

Petrit Tabaku