Shoqatës së “vulës” dhe asaj të “vulhumburës”: Ja pse nuk e tërhiqni dot “vagonin” e rëndë të Durrësit!

Shoqatës së “vulës” dhe asaj të “vulhumburës”: Ja pse nuk e tërhiqni dot “vagonin” e rëndë të Durrësit!

 

 Tomorr Laze

 

Anëtar i kryesisë së shoqatës

“Tomorri”, dega Durrës

 

 

Ka ditë që ne, si degë e shoqatës “Tomorri” – Durrës jemi shprehur hapur me opinionet dhe opsionet tona për një marrëveshje dhe një mirëkuptim  për normalitet, për të shkuar gjërat në vend.

 

 

Gjithashtu ka ditë, që ne presim një reagim nga ju ose, një zgjidhje, një marrëveshje mirëkuptimi midis jush, pastaj edhe midis nesh që e kemi lënë derën të hapur, se ju na e keni mbyllur.

 

 

Por asgjë nuk lëviz përtej gardhit. Si gjithmonë, fshehje pas gishtit!…

 

 

Jeni ju që për 9 vjet keni vegjetuar dhe kështu do të vegjetoni!

Se nuk e bëni dot atë që ka bërë dega e shoqatës së Durrësit. Se në nëntë vjet, nuk keni bërë as nëntë aktivitete për të qenë.

 

 

Edhe nëse keni bërë, ato kanë qenë aktivitete qokash apo aktivite informale: një kafe, një foto ku të gjithë buzëqeshin. Dhe kaq (nëse nuk besoni, hapni statuset e Facebook tuaj që ju vet na i kini shitur si “Veprimtari të shoqatës”).

 

 

Aq sa keni bërë ju në 9 vjet, ne i kemi bërë në një vit!

 

 

Shikoni veprimtaritë tonë të 4 vjetëve të fundit. Është bilanci i dalë nga mbledhja e dhjetorit 2023 i llogaridhënies së degës së shoqatës sonë, dhe binduni:

 

Janë 25 veprimtari në katër vjet, ose 6 veprimtari në vit, ose një veprimtari në dy muaj!

 

 

Ja ky është ai vagoni i rëndë i Durrësit, që thamë që në titull, që nuk e tërhiqni dot!…

 

Por thirrini arsyes dhe hajdeni t’i bëjmë punët bashkë, se pozicioni që keni marrë është i turpshëm, që na bën të skuqemi të gjithë.

 

 

 

2019 – 2023

Bilanci kalendarik i veprimtarive të shoqatës “Tomorri” – Durrës

 

 

Shoqata “Tomorri” – Durrës, që vepron prej vitesh në qytetin bregdetar, është një nga shoqatat më aktive dhe më të mira në Shqipëri për veprimtaritë e saj të shumta, të larmishme dhe mbresëlënëse që zhvillon herë pas here për të mbajtur unik dhe të mbledhur një komunitet prej afro 20 mijë banorësh skraparllinjsh që banojnë aty.

 

Vetëm gjatë një harku kohor prej katër viteve 2019 – 2023 kjo shoqatë ka realizuar 25 veprimtari të natyrës atdhetare, historike, kulturore dhe artistike.

 

I bje që në një vit të jenë realizuar gjashtë  veprimtari ose, një veprimtari në dy muaj!…

 

Do të kishte edhe më tepër, po të kemi parasysh paralizën që shkaktoi për dy vjet me radhë pandemia e Kovidit.

 

 

 

  1. Promovimi i librit “Gegët“ e Spatharës – fisi Bakiajve, me autor Bari Bakiu

 

 

  1. Veprimtaria në Poliçan në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” ing. Ibrahim Tërpollarit – Dokumentari për të.

 

 

  1. Botimi për Dervish Abedin Spatharën dhe veprimtaria për të në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

 

 

  1. Veprimtaria për luftëtarin internacinalist, ish-kryetarin e Kryqit të Kuq Shqiptar, Mane Nishova në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Realizimi i një dokumentari për të.

 

 

  1. Realizimi i dokumentarit “Udhëtimi i një dekade” për degën e shoqatës.

 

 

  1. Takim për 7 Marsin. Realizimi dhe promovimi i dokumentarit “Ditarë diturie” për mësuesit Liri e Ismail Sheroku.

 

 

  1. Festimi i 20 dhe 22 – vjetorit të krijimit të degës së shoqatës “Tomorri”, dega Durrës.

 

 

  1. Promovimi i librit “Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka” të studiuesit e diplomatit Ylli Polovina.

 

 

  1. Vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane .

 

 

  1. Vizitë në Jagoll-Dolëncë e Kërçovë në Maqedoni për të përkujtuar mësuesin e madh Pertef Therepeli.

 

 

  1. Shkrime në gazetën “Dita” dhe gazeta e tjera qëndrore për këtë veprimtari.

 

 

  1. Dokumentari kushtuar kësaj figure të ndritur . Vizita e 18 përfaqësuesve të komuniteti Kërçovar në Durrës.

 

 

  1. Shpallja “Qytetar Nderi’ e intelektualit dhe specialistit Mustafa Dervishi në bashkëpunim me Bashkinë Skrapar.

 

 

  1. Promovimi i dokumentarit “Tomorrica-fustanella e Tomorrit’.

 

 

  1. Veprimtaria për Baba Meleq Staraveckën në bashkëpunim me shoqatën Gramshi.

 

 

  1. Botimi i monogarfisë “Aliajt e Vëndreshës”.

 

 

  1. Realizimi i dokumentarit “Një shekull dritë” për shkollën Vëndreshë.

 

 

  1. Veprimtaria në 100-vjetorin e shkollës së Vëndreshës .

 

 

  1. Veprimtaria përkujtimore për mësuesin Abdulla Bregu.

 

 

  1. Promovimi i librit “Ku po shkon pa dashuri” me autor Sefedin Çelën.

 

 

  1. Takimi i një përfaqësie të degës për mbështetjen e rregjistrimit të popullsisë (Censit).

 

 

  1. Takime me miq biznesmenë dhe administratorit të portalit “Orakujt e Tomorrit” Zylyftar Hoxha.

 

 

  1. Zgjedhjet në degën e shoqatës.

 

 

  1. 12 dhjetor 2023: Përkujtohet dhe nderohet në FAFA – resort, Durrës, Faik Çerenishti, një ndër themeluesit kryesorë të këtij gjiganti turistik

 

 

  1. Veprimtaria e fundvitit 2023

 

 

E, e shihni tani, se sa shumë mund, djersë e punë mban përsipër “vagoni i Durrësit”, e jo tallava e kapardisje kafeneje si vagoni juaj bosh shetitës nga një rreth në tjetrin…

 

Ndaj, sado të mundoheni, nuk e tërhiqni dot atë as ju dhe as ata që janë pas jush!