Shuhet Petraq Kolevica, arkitekt dhe përkëthyes i njohur, ndoshta i fundmi i të fundmëve të Rilindasve
Para dy ditësh u nda nga jeta përkthyesi dhe arkitekti i njohur, Petraq Kolevica.
Petraq Kolevica lindi nё Korçё me 11.01.1934. Studimet pёr inxhinieri ndёrtimi i kreu nё periudhёn 1952-1957 nё Universitetin politeknik tё Tiranёs. Punoi shumё vite si inxhinier dhe arkitekt. U kritikua shumё herё pёr ndikime tё huaja dhe moderniste të papranueshme për socializmin. Në një rast u dёrgua pёr tё punuar si teknik ndёrtimi nё Valias.
Nё vitet ’60-tё, botoi pёrkthimin e poemёs “Demoni” tё Lermontovit, qё u prit shumё mirё nga lexuesi i atёhershёm. Nё vitin 1986, botoi librin me pёrkthime nga gjermanishtja “Poezi gjermane dhe austriake”.
Ka botuar vëllime me poezi me një tingëllim të veçanë. Tё rёndёsishme nё krijimtarinё e tij, veç poezisë, janё edhe librat pёr Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin, tё cilёt i pati njohur personalisht dhe e lidhte njё miqёsi e ngushtё me ta.