Skënder Lena, një mecenat arti dhe historie me kontribute të çmuara në Gramsh

Skënder Lena, një mecenat arti dhe historie me kontribute të çmuara në Gramsh

 

Gëzuar 80-vjetorin e  lindjes, Skënder Lena!

 

Bashkim B. Koçi

 

Sot, më 15 mars 2025, anëtari themelues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Gramshi “, Skënder Lena, mbushi 80 vjeç.

 

 

Skënderi u lind në fshatin Rashtan të Gramshit, në një familje atdhetare me kontribute të spikatura gjatë LANÇ.

 

 

Pas mbarimit të shkollës teknike, Skënderi punoi si specialist dhe si drejtues në ndërmarrje e institucione të ndryshme në Gramsh.

 

 

Pas vitit 1992 krijoi një kompani ndërtimi dhe punoi në Gramsh e Tiranë.

 

 

Skënderi është dalluar për shpirtin e tij human. Ai ka ndihmuar familje e individë në nevojë, ka dërguar kompjutera ne dy shkolla etj.

 

 

Ka investuar në vendosjen ne Gramsh të bustit të patriotit Kapo Lena dhe antifashistit Antonio Gramshi.