Skrapari në Regjistrimin Kadastral të sanxhakut të Arvanidit të vitit hënor 835 (1431-1432)
Eshtë regjistri kadastral më i hershëm për Ballkanin i hartuar nga administrata osmane dhe i zbuluar deri më tani. Kjo kopje është e ndarë rastësisht në dy pjesë, nga të cilat vetëm njëra është botuar në vitin 1954 prej historianit turk Halil Inalçik. Në të janë shënuar emrat e ndarjeve administrative e të qendrave të banimit, emrat e spahinjve, llojet e tatimeve që paguheshin e madhësia e tyre e shënuar në akçe (monedhë osmane) etj.
Regjistrimi bëhej nga eminët (punonjës kadastrash) të cilët hartoni n defterët (regjistrat) në bazë të berateve (dekreteve) që dilnin nga sulltanët.
Të ardhurat nga tatimet shkonin për aparatin shtetëror qëndror.
Në atë kohë që është bërë ky regjistrim Sanxhaku Shqiptar ka qenë një dhe i vetëm. Kryeqendra e tij ishte me krahinat e përfrshira nga Çamëria deri në lumin Mat i ndarë në 11 vilajete, të cilat më vonë do të quhen kaza: vilajeti i Gjirokastrës, i Këlcyrës, i Kaninës, i Beratit, i Tomoricës, i Skraparit, i Pavël-Kurtikut, i Çartallozit, i Krujës, i Përmetit dhe i Korçës.
Dy vilajetet e fundit janë përfshirë në pjesën e pabotuar të regjistrit osman të vitit 835 h. Si sanxhakbe i Sanxhakut Shqiptar u caktua Ali bej Evrenozi.
Në aspektin fizik, versioni origjinal i këtij defteri ka përmasat 11×29 cm dhe përbëhet nga 151 fletë, prej të cilave 9 janë boshe. Shënimet që gjenden në cepat e fletëve deri në atë të 45-tën janë dëmtuar e kanë humbur.
Teksti i regjistrit është përkthyer prej orientalistit të ndjerë Myqerem Janina . Nuk është përkthyer nga defter original, por nga . Së pari, përkthimi i defterit nuk është bërë nga origjinali që është osmanisht, por nga botimi që ka përgatitur studiuesi Halil Inalcik që përmendëm më sipër.
Defteri i Kazasë së Skraparit
Për të shmangur ndonjë keqkuptim apo preferencë, listën e fshatrave të Skraparit po e japim në bazë të renditjes alfabetike.
Në listë ka fshatra që janë zhdukur dhe nuk ekzistojnë më, ashtu siç ka fshatra të rinj, që, natyrisht, nuk iu gjendet emri në këto lista.
- Shtëpi me vejusha quheshin shtëpitë që nuk rronte kryefamiljari burrë.
- Akç ishte lloji i monedhës së kohës, që është vështirë ta krahasosh me vlerën e monedhave të sotme.
- Në këtë registër nuk përfshihen fshatrat e Tomorricës, që ishte njësi tjetër administrative, si dhe Potomi që ishte pjesë kadastrale e Korçës.
Andrashovs-Vendreshë, 20 shtepi 2000 akce.
Boleni-Polene 3 shtepi 343 akce.
Cepane-Çepan 42 shtepi 2 vejusha 3594 akce.
Dobrushe-Dobrushe 24 shtepi 1772 akce.
Doruze-Dhorez 3 shtepi 1 vejushe 225 akce.
Doruzu-Dorez 1 vresht rrushi 1 vejushe 3 shtepi 392 akce.
Duljani-….8 shtepi 966 akce.
Gremanit-Germenji 6 shtepi 1 vejushe 455 akce.
Hursuri-Kercuri 15 shtepi 1005 akce.
Iliani-…..23 shtepi, 2 vejusha2101 akce.
Ishkifti-Qafe 10 shtepi 1 vejushe 772 akce.
Ishtepaz-Qeshibes 20 shtepi 2 vejusha 1330 akce.
Istrevani-Sevrani nje vresht rrushi 24 shtepi 1310 akce.
Ivranisht_….50 shtepi 2982 akce.
Kajce-Kajce 10 shtepi 755 akce.
Kakruk-Kakruk 18 shtepi 1409 akce.
Kapinove-Kapinove, 23 shtepi, 1 vejushe 1830 akce.
Kisha e Aya-Nikolles-Nikollare skishte prone.
Kolojans-Kalanjas 6 shtepi 495 akce.
Konctincke-Gostencke 12 shtepi 775 akce.
Kucove-…29 shtepi 2 vejusha 1562 akce.
Kurtish-Kurtez 13 shtepi 1885 akce.
Lapan-Lapan 23 shtepi 2 vejusha 2101 akce.
Leshne-Leshnje 2 shtepi 197 akce.
Licolijani-…5 shtepi.
Moline-Malindi 36 shtepi 2012 akce.
Molis-Mollas 7 shtepi 485 akce.
Monastiri Ayo-Dimitri-Munushtir, 1 vreshte rrushi, 17 shtepi, 2 vejusha 1444 akce.
Muzhake-Muzhake 8 shtepi 523 akce.
Nikolini-Nikollara 4 shtepi 255 akce.
Obranisht-Orgocke 50 shtepi, 3 vejusha 1 mulli me uji 2982 akce.
Panarit_Panarit 30 shtepi 2432 akce.
Peskopije-…. 6 shtepi 498 akce.
Pirsak-Bersak 23 shtepi 1612 akce.
Prishte-Prishte 13 shtepi 885 akce.
Radishe-Radesh, 1 vresht rrushi, 32 shtepi 2 vejusha 2654 akce.
Rogov-Rok nje mulli me uji, 47 shtepi, 2 vejusha 3350 akce.
Seljani-Selan, 18 shtepi 2 vejusha 1470 akce.
Setnice-Sitice 1 vresht rrushi 3 shtepi 322 akce.
Turbohove-Turbohove 1 vresht rrushi, 11 shtepi 816 akce.
Verzhizh-Verzhezhe, 44 shtepi 3352 akce te ardhura.
Vishaste-Veseshte nje vreshte rrushi, 13 shtepi, 2 vejusha 1327 akce.
Vlushe-Vlushe 20 shtepi 1593 akce.
Zaberzhdani-Zaberzan 17 shtepi 1610 akce.