Skrapari, Tepelena dhe Përmeti në një dokument të vitit 1520
Në një dokument të shpërndarë kohët e fundit nga historiani Dorian Koçi, jepen të dhëna demografike për Tepelenën, Skraparin dhe Përmetin si dhe numri i ushtarëve që ishin stacionuar në këto qytete.
Në Skrapar, shkruhet në dokument, është një popullsi prej 105 veta që i përkasin besimit mysliman dhe 205 të krishterë. Ka një dizdar dhe 30 ushtarë.
Dihet që në Skrapar, ushtarët rrinin Kala dhe në Slatinjë, ku për ta është ndërtuar një banjë (hamam) me avuj dhe një xhami në të cilën ata faleshin.
Kalaja, e cila, sipas një përshkrimi të udhëtarit të shquar turk, Evliha Çelebiut, në vitin 1670, 150 vjet më vonë se dokumenti në fjalë, nuk ishte e populluar, por shërbente si një kështjellë e fortifikuar ushtarake.
Po sipas Çelebiut dhe dokumentit të mëposhtëm, ushtarët komandoheshin nga Dizdari (gradë ushtarake e asaj kohe).
Është interesant fakti që në Kala, që më pas u bë fshat, një pjesë e familjeve të këtij fshati ose lagjeje, mbanin (mbajnë edhe sot) mbiemrin Dizdari, po kështu Dizdari, që eshtë ransformuar në Xhizdari ka edhe në Grepckë. Duket që rrjedhin prej fisit të komandantit të kështjellës.
Ka dhe një fakt tjetër interesant, që një pllajë e vendosur në jugperëndim të Kalasë, në drejtim të Veleshnjes, mban toponimin “Skrapar”.
Nuk e di pse specialistët e fushës, nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim nëse ky vend me këtë emër ka të bëjë me emrin “Skrapar”, që mban e tërë krahina apo nuk ka të bëjë fare me të.
Dua të shtoj këtu se edhe në fshatin tim, Qafë, ka një vend me ara dhe pyje, që quhet Skrapare, por që nuk kam e gjetur në asnjë vend etimologjinë dhe lidhjen e këtij emri me emrin Skrapar që mban e gjithë krahina jonë.