Skraparllinjtë e Myzeqesë/Lëvizjet e pas Luftës: Nafta dhe kolektivizim (Pjesa II)

Skraparllinjtë e Myzeqesë/Lëvizjet e pas Luftës: Nafta dhe kolektivizim (Pjesa II)

Demir Korita

Mbas çlirimit, kryesisht në vitin 1951 me zhvillimet e vrullshme ekonomike, kryesisht në zonat naftëmbajtëse  të Kuçovë-Patos – Marinëz, rreth 100 djem vullnetarë nga zona e Potomit (nga këta, 20 i sistemuan në Kuçovë, të cilët i kaluan në kurse e shkolla kualifikimi dhe 80 i sistemuan në Patos-Marinëz), të cilët i kualifikuan në profesione të ndryshme si: sondist, elektiçist, motorist, pompist, saldator, tornitor etj. ,ku u angazhuan në ndërmarrje të ndryshme të naftës (sipas kujtimeve të Qani Bilimanit) punuan me përkushtim duke arritur të bëheshin specialistë dhe mjeshtra të zotë të kësaj fushe.

 

Aty u vendosën me banim dhe krijuan familje ku jetojn edhe sotë: Një pjesë e mirë e tyre u shquan si zanatçinj e mjeshtra të zotë, deri në marrjen e titullit të lartë të “Hero

i Punës Socialiste”, si: Qani Bilimani, Nazmi Dyrmishi, Jake e Kadri Caka, Adem Ibro, Kapllan  Hajdari (Hero i Punës Socialiste), Myrteza  Hysenbelliu (Hero i Punës Socialiste), Hysni  Ajasllari (Hero i  Punës Socialiste), Engjëll Bregu, Mehmet Nako, Rrapush Braho, Asllan e Abas Celibashi, Teki Fetahu, Sulejman Mekollari, Ismet Greva, Kudret Malo e shumë e shumë të tjerë.

 

Disa më të rinj që kishin përfunduar universitetin shtetror të Tiranës, fakultetin e Inxhinierisë së Naftës si, inxhinierët Agron Çuedari, Kamber Breshani, Ajet Ylli, Novrus Kodheli, Hysni Pëllumbi, Myftar Korita, Tajar Hysi, Selim Molla, Shkëlqim Zaloshnja, Adem Sanxhaku, u bënë kuadro drejtues të zotë,  në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës, në Insitutin e Naftës dhe të ndërmarjeve të tjera të nxjerrjes e prodhimit të naftës e të gazit,të cilët dhanë një kontribut të shquar si inixhinierë e drejtues të zotë.

 

Një pjesë prej djemëve të ardhur në naftë  përfunduan shkollat e mesme, fakultetin e naftes dhe shkolla të tjera të larta dhe u bënë kuadro në insitucionet partiake qendrore dhe vendore si Meleq Kotobelli,ëSelman Ismaili,ëYda Celibashi,etj.

 

Dua të trajtoj pak për kontributin heroik të dhënë nga ingxhinieri ushtarak gjeneral Mendu Backa, i cili me aftësitë tekniko shkencore, organizoi dhe drejtoi punën për fikjen e fontanës së pusit 547 në vitin 1957 në Marinëz. Ishte ky bir i Skraparit që me heroizëm të pashoq, së bashku me ekipin e tij xhenierë dhe puntorët heroikë si Kapllan Hajdari etj., arritën të fikin flakët përbindëshe të fonanës, të bllokojnë pusin ta rikthejnë atë në punë, duke i kursyer shtetit miliona tonelata naftë. Për aktin heroik iu dha tituli i lartë “Hero i Punës Socialiste”.

 

Veprimtaria, puna dhe qëndrimi i bijëve të Skraparit në Naftë rritën së tepërmi emrin dhe vlerat e tyre, duke e bërë krenare krahinën e tyre, Skraparin.

 

 

Lëvizja tjetër: Kolektivizimi

 

 

Lëvizja tjetër më massive e skraparllinjëve është bërë në periudhën e bonifikimit të kënetës së Tërbufit, të Mbrostar-Urës, Sheqit e Semanit, pas viteve 1955, si dhe në atë të krijimit të ndërmarjeve bujqësore.

 

Shumë familje në këtë kohë janë vendosur në fermat e Çermës, Dushkut, Savrës, Mizë të Divjakës, NB Çlirim Fier, Mbrostar-Ura, Seman, Levan, Portëz, Roskovec, etj.

 

Edhe në këto vende, skraparlinjtë u shquan për respektimin e raporteve humane me vendasit. Në fushën e bujqësisë u shqua si drejtues e organizator i zoti i kooperativës së Zharrzes, Nasibi Zyka dhe brigadier Myslym Zyka në sektorin e Portzës, që merrte rendimente të larta në kulturën e misrit dhe grurit, dhe për këtë  iu dha titulli i lartë i “Heroit të Punës Socialiste”.

 

U dalluan në këtë kohë ekonomistet Skënder e Arshin Gishti, Bardhi Lamçe, që pas viteve 90 kreu edhe detyrën e drejtorit të Bankes se Bujqësisë.

 

Emër të mirë lanë edhe shoferët e mirënjohur Hajri Zhepa dhe vëllezërit Qazim dhe Ilmi Hysi, ky i fundit në vitet 80 kishte realizuar planin për vitin 2000 dhe ishte kandidat për “Hero të Punës”, por nuk ia dhanë.

 

 

Në Kolonjë u vendosë familjet e Ramadan Hysit nga Vërzhezha (në atë kohë ushtarak me detyrën e kryetarit të Degës Ushtarake, pasi për 2-3 vjet Kolonja kishte atributet e Rrethit, 1952-1955), Sefe Sulçes nga Radëshi, ajo e Muhamet Sanxhakut nga Vlusha etj.

 

Në Levan të Fierit ishin vendosur vëllezërit Zenel, Napolon e Bardhi Lamçe nga Mollasi.

 

Në Lushnje pas viteve 1958, me krijimin e fermave të reja pati dyndje të familjeve skraparasve drejt Dushkut, Plykut dhe Çerma.

 

Nga studimi i bërë vetëm në Sektorin e Dushkut u vendosën rreth 65 familje. Midis tyre: Nga Koprëncka 3 familje, vëllezërit Sheme, Riza e Hamza  Dyrmishi; nga Korita  4 familje, Kahreman, Kastriot Saliasi dhe Tajar, Laver e Zaçe Korita (Karemani kreu për disa vjet detyrën e kryetarit të këshillit popullor të Dushkut).

 

Nga Vërzhezha 3 familje, Baki e Halim Hysi dhe Hyqmet Kapllani; nga Therepeli 4 familje, Ahmet, Riza, Zalo e Ferhat Mollaj (djali i tyre Selim Mollaj inxhinier nafte kreu detyra me rëndësi deri në drejtor i Naftës në Lushnje dhe në Insitutin e Naftës në Patos); nga Vlusha dy familje, Gjenci Mançe e Mystehak Sanxhaku: nga Straficka 3 familje, Kamber, Hetem e Agim Kaja; Mëlova, dy familje nga Hebibasit; Gostëncka një familje; Staravecka, Elmas e Shefki Halilaj, një familje nga Sevrani Ali Çela; 4 familje nga Koprëncka; 9 familje nga Kakruka; 6 familje nga Gradeci i Tomorricës, 10 familje nga Kapinova,vëllezërit Bakiasi, Samiti, Aliu, Hasani, Tomorri, Nasibiu, Feriti, Mehmeti, Nazmiu, Axhemi. Një familje nga Grëmshi, Hyda Goduni; nga Novaj një familje, Gostëncka, njëetj që janë vendosur më pas.

Diçka më pakë janë vendosur në Plyk e Çermë.

 

Është për t`u theksuar se skraparllinjtë e ardhur në Myzeqë gjetën nga banorët vëndas një ambient të ngrohtë e miqësor. Fisnikëria karakteristike e shpirtit myzeqar, dashuria për shokun e mikun, ndihma e pakursyer që u jepnin ata të ardhurve dhe veçanërisht urtësia e tyre e paçmueshme, bënë që shumë shpejt ata të integroheshin midis tyre.

 

Vazhdon…