Spitali i Skraparit, dikur si një “departament” i QSU-së,  8 – 9 mjekë me titullin Profesor Doktor, sot…(!)

Spitali i Skraparit, dikur si një “departament” i QSU-së,  8 – 9 mjekë me titullin Profesor Doktor, sot…(!)

Hasan Shkëmbi

 

Ishin vitet 1970-1980 kur Spitali i  ri i Skraparit konsiderohej si një filial i QSU-së, madje për kohë lufte ai do të shërbente si spital rezervë kombëtar edhe për  këtë të fundit.

 

Rendësia e këtij institucioni qendron si nga ana arkitektonike, organizimi perfekt i pavioneve, salla moderne e kirurgjisë për kohën, dhomat dhe bokset për pacientët, pajisjeve mjekësore, dhoma e urgjencës, ngrohja qendrore, rregulli dhe higjiena e pastërtia, gatimi dhe normat ushqimore model ; ashtu dhe personeli mjekësor profesionist, dhe shumë humanë.

 

Në këtë spital kanë shërbyer mjekët më të mirë dhe 6 prej tyre me tituj shkencor Prof.Dr.  të ardhur nga Tirana e Berati, si: kardiologu i shquar Prof. Dr. Pandeli Çina (sot 93 vjeç) aktiv,  Dr. Shk. Polizoi Shqinq, kirurg Dr. Prof. Profit Canaj, Prof. Dr. Munir Karagjozi, Prof. Tanja Uzllova (Karagjozi) Dr. Jaso Llazari, Prof. Dr. Çerçiz Mingomataj, Prof. Dr. Vasil Cikuli (dentist), Prof. Dr. Namik Shehu.

 

Përveç këtyre kanë shërbyer edhe mjekët e shquar si Dr. Qiriako Buda, Dr. Dhora Gjipali, Dr. Ruzhdi Gipali, Dr. Besim Muka, Dr. Behar Nuellari, Dr. Kiço Vangjeli nga Korça si shërues i “zemrave” të pleqve etj.

 

Dua të përmend dhe të veçoj këtu  mjekun kirurg duarartë Isa Meta; mjekun pediatër Bashkim Hysi; mjeken gjinekologe Safigjeta Lamçe etj.

 

Ruaj të njëjtat konsiderata dhe për mjekët e shquar të Skraparit: Dr. Asqeri Guri, Sinan Alushani, Nevruz Gërxhani, Qazim Metani, Agim Dyrmishi, Mehmet Halipaj, Kastriot Lagësira, Muharrem Nonaj , Abdulla Tërpo, Bashkim Dervishi, Esat Pasha, Pëllumb Dollani, Bashkim Shahini, Brahush Kadillari, Ali Islamllari, Agron Veizaj e shumë e shumë të tjerë djem e vajaza nga Skrapari që kanë mbaruar më vonë, të cilëve nuk po u përmend emrin, pasi ende janë në ngjitje të karrierës dhe të “krijimit të historisë” së tyre.

 

Mirënjohje e madhe për kontributin dhe sakrificat e gjithë personelit mjekësor të këtij spitali që ka shërbyer ndër vite me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm ndaj banorëve të këtij rrethi.

 

Njëkohësisht shpreh një homazh dhe respekt të pafund për ata që nuk janë midis nesh!

 

Po sot, Quo Vadis Spitali i Skraparit!?