Të bëhemi bashkë për të ndërtuar rrugët e zonës sonë

Të bëhemi bashkë për të ndërtuar rrugët e zonës sonë

 

Kryebashkiaku i Skraparit Adriatik Mema i ka bërë sot thirrje deputetëve të dy kahjeve politike që janë nga Skrapari për të bashkëpunuar në lidhje me hartimin dhe veçanërisht zbatimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore të kësaj bashkie.

 

 

Në një mesazh qa ai i ka dërguar Enriketa Jahos dhe Hysen Buzalit deputetë të të PS por edhe Besart Xhaferrit dhe Zija Ismailit deputetë të PD, u ka kërkuar bashkëpunim për hir të një interesit madhor që është ndërtimi i rrugëve të komunikimit të kësaj zone.

 

 

Skrapari është e vetmja krahinë në Shqipëri që pas vitit 1990 nuk është ndërtuar asnjë rrugë dhe rrjetin ekzistues e ka totalisht të amortizuar. Dhe më e kjeqja është se Skrapari është e vetmja zonë në Shqipërië që është po totalisht e izoluar dhe nu ka lidhje infrastrukturtore me asnjë nga bashkitë fqinje përveç Beratit që të çon atje. Edhe pse Skrapari ka fqinj Korçën, Gramshin, Përmetin dhe një një zonë të vogël edhe Kolonjën, me asnjë nga këto bashki nuk ka komunikim rrugor.

 

 

Ndodhur në këtë situatë kryebashkiaku Mema u është drejtuar deputetëve të bashkëpunojnë për të bërë të mundur ndryshimin e situatës që banorëve u është premtuar për 35 vjet.

 

 

Mes të tjerave Mema shkruan:

“Pavarësisht përkatësisë tuaj partiake, besoj fort se ajo që ju bashkon ju të katërt është Skrapari, vendi juaj i orgjinës. Ndaj, si kryetar i Bashkisë, do të kërkoja përunjësisht mbështetjen tuaj sa i takon projekteve zhvillimore për Skraparin. Me formimin tuaj, ju e kini mundësine të jeni një zë i fuqishëm dhe i mirëkoordinuar në Kuvend, qe si asnjëherë më parë, të mund të bëhet më shumë për Skraparin dhe atë komunitet të mrekullueshëm që vërtetë meriton shumë më tepër”.

 

 

Në fakt kryeministri Edi Rama proklamoi gjatë fushatës elektorale të 11 majit katër projeke madhore për zonën e Skraparit lidhur me infrastrukturën.

 

 

Ai deklaroi se qeveria do ndëtojë brenda këtij mandati rrugën e re Berat-Çorovodë, rrugën me trase totalisht të re Çorovodë-Gramsh, rrugën Çorovodë-Korçë dhe Çorovodë-Përmet. Megjithatë duket se bashkëpunimi i deputetëve pavarësisht përkatësisë partiake do ti jepte nxitje realizimit të këtyre projekteve.

 

Ndërkohë mësohet që të katër deputetët i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje dhe shumë shpejt pritet të organizohet një takim me kryebashkiakun Mema.

 

Më poshtë mesazhi i plotë që kryebashkiaku i Skraparit Adriatik Memes u ka dërguar deputetëve nga Skrapari:

 

 

Mesazh per:

 

Zj. Enriketa Jaho
Z. Zija Ismaili
Z. Besart Xhaferri
Z. Hysen Buzali

 

Mirëmëngjes!

Teksa bëheni gati të betoheni si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dëshiroj t’ju uroj suksese dhe mbarësi në këtë rrugëtim plot përgjegjësi që po nisni sot.

 

 

Jam i bindur se ju do të jepni më të mirën në shërbim të atyre që ju kanë votuar dhe jo vetëm, për t’i përfaqësuar dhe për t’ju shërbyer me dinjitet dhe në lartësinë që kjo detyrë fisnike kërkon.

 

 

Pavarësisht përkatësisë tuaj partiake, besoj fort se ajo që ju bashkon ju të katërt, është Skrapari, vendi juaj i origjinës. Ndaj, si kryetar i Bashkisë, do të kërkoja përunjesisht mbështetjen tuaj sa i takon projekteve zhvillimore për Skraparin.

 

Me formimin tuaj, ju e kini mundësinë të jeni një zë i fuqishëm dhe i mirëkoordinuar në Kuvend, që si asnjëherë më parë, të mund të bëhet më shumë për Skraparin dhe atë komunitet të mrekullueshëm që vërtet meriton shumë më tepër.

 

Në çdo kohë Skrapari i ka dhënë më shumë politikës se ka “marrë” prej saj.

Është momenti që ky trend të ndryshojë.

 

Besoj fort se ju do të kontribuoni në këtë drejtim.

 


Edhe njëherë ju uroj suksese dhe mbarësi!

 


Me konsideratë të lartë,

 


ADRIATIK MEMA
Kryetar i Bashkisë Skrapar