Tomorri dhe vizionet largpamëse të Dervish Iljazit për këtë mal të shenjtë

Tomorri dhe vizionet largpamëse të Dervish Iljazit për këtë mal të shenjtë

157 vite më parë, në shtator 1875 në Vërzhezhë, Skrapar, lindi dervish Iljazi (Qafoku), një nga klerikët më në zë dhe më me emër në Skrapar, që, veç ngritjes së objekteve të kultit ka ndërtuar vepra publike, rrugë, ura, çezma, puse etj. në disa rrethe të vendit.

 

Si një njeri me vizione të qarta dhe largpamëse, ai e ka parë dhe vlerësuar malin e shenjtë të Tomorrit ndryshe nga të tjerët.

Pelegrinazhet dhe kremtimet që zhvillohen sot me aq madhështi e famë aty, nuk do të ishin të tilla, pa projektet konkrete dhe idetë e Dervish Iliazit.

 

Ishte i vetmi klerik që ndjeu dhe kuptoi se mali i Tomorrit, ai që mban mbi supe të tij varrin-legjendë të Abaz Aliut, duhej të mbante në gjoks të vet edhe një teqe, një prehtore të përjetshme për shpirtrat e pastër bektashianë.

 

Ndërsa teqenë e ngriti në vitin 1916, projekti tjetër për një senatorium për të sëmurët nga mushkëritë dhe veremi, ngeli vetëm si ide, për mungesë fondesh dhe të largimit të tij shumë para kohe nga jeta.

 

Por, është për të ardhur keq se, pavarësisht se Dervish Iljazi, me teqenë që ngriti, krijoi një institucion kulti të vërtetë, siç ishte pelegrinazhi në Tomorr dhe u dha mundësi besimtarëve të “çliroheshin” e të gjenin aty qetësi shpirtërore me lutje e falje, fatkeqësisht, atributet nuk shkojnë për të, por për disa njerëz, madje edhe institucione të fuqishme fetare, që mendojnë se “Tomorri ka lindur me ta” dhe është për ta, jo vetëm si pronë shpirtërore, por edhe si pronë private materiale!…

 

————–

Kreditet për foton e kopertinës të këtij lajmi shkojnë për Corovodaonline