Tomorri fals (Fake): Kjo foto nuk është e Tomorrit, por e malit Sashta që ndodhet në Kaliforni të Amerikës Veriore
Fatkeqësisht, kjo foto ëshë “shitur” si e Tomorrit, por nuk është e Tomorrit(!) dhe “sapunin për djathë e kanë ngrënë” jo vetëm njerëz dhe admirues të thjeshtë të këtij mali, por edhe intelektualë, shkrimtarë, gazetarë, udhëtarë dhe njerëz të tjerë të kënduar.
Sashta
Kjo foto me aureolë një rѐ në formën e një disku të bardhë gjigant mbi majën e Tomorrit ka vite që qarkullon në kopertina librash, në gazeta, revista, në internet dhe rrjete sociale. Përdoret për ilustrime kur përshkruhet madhështia dhe bukuria e tij, por më tepër kur përshkruhen misteret natyrore, historike dhe fetare që mbart ky mal në vetvete.
Tomorri
Fatkeqësisht, kjo foto ëshë “shitur” si e Tomorrit, por nuk është e Tomorrit(!) dhe “sapunin për djathë e kanë ngrënë” jo vetëm njerëz dhe admirues të thjeshtë të këtij mali, por edhe intelektualë, shkrimtarë, gazetarë, udhëtarë dhe njerëz të tjerë të kënduar.
Ky është mali Sashta në Kaliforni të Amerikës Veriore, një mal vullkanik, panoramik dhe, ashtu si dhe Tomorri, për shkak të një flore dhe faune interesante, është shpallur park kombëtar.
Tomorri ynë
Sashta e Kalifornisë
Edhe mbi majën e Tomorrit formohen aureola dhe re me forma interesante, që ia shtojnë bukurinë malit, por Sashta e Kalifornisë, për shkak të korrenteve të erërave dhe klimës, aureolat i ka më të shpeshta.
Sashta e Kalifornisë
Për të parë dallimet dhe ngjashmëritë si dhe areolat e Sashtës do t’u rekomandonim linkun:
https://www.google.com/search?q=shasta+mountain&rlz=1C1GCEA_enAL853AL853&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=2ahUKEwjWn4nch9b-AhUoQ_EDHfLsAhwQ_AUoAXoECAIQAw&biw=1280&bih=913&dpr=1
Të dy malet, sozi e njëri-tjerit, ngjanë si dy pika uji. Është kjo ngjashmëri e çuditshme, që ka bërë që fotoja e Sashtës, t’i faturohet Tomorrit. Por po të hysh me vëmendje në detaje dhe të ndërrosh këndvështrimet, dallimet janë të dukshme.
Do t’u rekomandonim të gjithë atyre që admirojnë këtë foto, le ta admirojnë, po të mos e përdorin si foto ilustruese të Tomorrit. Edhe nëse ne nuk kemi të drejtë të jemi të prerë, përsëri ngelet një gjë e dyshimtë.
Nuk na ka ardhur mirë, dhe kjo u bë shkak ta shikonim edhe një herë këtë gjë, që shoqata kulturore “Tomorri” ka ndryshuar logon shumë të studiuar simbolikisht që kishte më parë, me një logo që s’është Tomorri, por është mali Sashta i Kalifonisë.
S’kanë faj që s’dinë, po pse nuk pyesin kur është fjala për simbole?!…(Orakujt e Tomorrit)