Hysen Binjaku, Elmaz Guga dhe Syti Hysko, “Tre musketierët” e Matematikës

Hysen Binjaku, Elmaz Guga dhe Syti Hysko, “Tre musketierët” e Matematikës

(Titulli është i redaksisë)

Hysen Binjaku

 

Me Elmas Gugën jam njohur për herë të parë në vitin e largët 1964. Unë isha larguar në ca njerëzit mij në Cerrik, ku vazhdoja shkollën shtetvjeçare. Në klasën e shtatë babai më tërhoqi që andej dhe më solli në fshat, pasi këtu ishte më lehtë për të marrë bursë.

 

 

Në shkollën e Zhepës, krahas të tjera njoha edhe Elmaz Gugën nga Postena, të cilin e kisha në klasë.  Që ditën e parë më thanë se ai ishte nga më të mirët e shkollës në matematikë.

 

Me Elmaz Gugën

 

Nuk kaloi shumë dhe mes nesh filloi “dyluftimi”. Kulmi arriti në një orë orë mësimi kur mësuesi Albert Qeraxhiu nga Korça, më vuri dy pesa brenda një ore. Aty u kuptua hapur që Elmazi dhe unë po sfidonim njëri-tjetrin.

 

Në fund të vitit, sfidën e fitoi ai. Unë pata një notë përfundimtare katër, Elmazi të gjitha pesa.

 

 

Shtator 1964. Ritakohem me Elmazin në konviktin e Çorrovodës, të dyve na kishin dhënë bursë për në gjimnazin e Çorrovodës. “Konkurenca”  vazhdoi, por tashmë kishin hyrë në “fushë” edhe lojtarë të tjerë. Një nga ata të tjerët ishte Syti Hysko. Ndër kohë Elmazit, për fat të keq, po i rëndohej shikimi. Megjithatë nuk dorëzohet.

 

 

 

Në fund të vitit të katërt të gjimnazit, renditja ishte: Sytiu i pari, unë i dyti, Elmazi i treti. Për të tre ishte fitore e arritur me punë, por ajo e Elmazit ishte sukses i arritur falë një vullneti të çeliktë për të mposhtur vështirësitë.

 

Shtator 1968. Tre shokët e gjimnazit përsëri bashkë, tani në auditoret e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, dega Matematikë. Tashmë “luftën” nuk e kishim më midis nesh, por me 120 të tjerë të ardhur, ashtu si ne, nga më të mirët në gjithë vendin. Elmazit po i shtoheshin vështirësitë në shikim.

 

 

Ne të tre ishim në të njëjtën dhomë në konvikt, bashkë shkonim e studionim në bibloteka e salla studimi. Sytiu dhe unë (herë njëri e herë tjetri) ndërsa mësonim, lexonim leksionet dhe ushtrimet me zë, për t’i dhënë mundësi Elmazit që t’i shkruante ato me shkrim të madh për t’i patur në fletoret i tij dhe ta kishte më të lehtë për të mësuar në sezonin e provimeve. Kështu vazhdoi për katër vite.

 

 

Elmazi, në fund të vitit të tretë nuk arriti dot të ishte ndër katërmbëdhetë të renditur të  parët për t’u përfshirë në grupin “Matematikë speciale” (ndryshe quhej edhe “Matematikë 5 vjeçare”) por nuk ishte larg, ishte tek 20-25 të parët e kursit, dhe ky ishte sukses, të cilin mund ta arrinte vetëm një njeri me zgjuarësi dhe vullnet tē jashtëzakonshëm siç ishe dhe është Elmazi.

 

 

Për arsyet që i kam përmendur, pasi mori në fund të vitit të katërt, diplomën “Mësues i Matematikës në Shkollën e Mesme”, në shtator 1972 filloi punë në Institutin e Kërkimeve Bujqësore në Lushnje me detyrën “Matematikan” dhe aty arriti të fitojë titullin “Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor”.

 

 

Punoi në Lushje deri në fillim të vitit 1998, vit në të cilin u ribashkuamë përsëri në “Institutin e Sigurimeve INSIG” Tiranë. Unë, që nga shkurti i 1998-ës, isha  drejtor i Burimeve Njerëzore, ndërsa  Elmazi, diku nga maj-qershor, filloi punë “Inspektor sigurimi” në Drejtorinë e Pasurisë.

 

 

Edhe pse me aftësi të kufizuara, Elmazi është njeri me interesa të gjëra intelektuale, bashkëpunon me shtypin e shkruar me artikuj historikë. Me ndihmën edhe të djalit, mjek, ai ka bërë librin “Krahina e Tomorricës” në dy vëllime, një enciklopedi historike e munguar e kësaj krahine.

 

 

Me Syti Hyskon jam njohur në shtator të vitit 1964, në konviktin e Çorrovodës, shokë klase në gjjimnazin “Ramis Aranitasi”. Ishim “rivalë” me njëri-tjetrin për të ndarë vendin e parë në klasë. Në fund të shkollës fitoi ai. Mbaroi shkolla, u ndamë me shokët dhe shoqet e klasës pa e ditur se ku do të na “përplasnin dallgët e jetës”.

 

 

Shtator 1968, Unë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Degën Matematikë e Sytiu në Fakultetin e Mjekësisë, në degë  Mjekësi.

 

 

Nuk e donte atë degë dhe më thotë se donte të vinte për Matematikë, prandaj shiko mos gjen ndonjë që kërkon mjekësi. Fati e deshi që të merrja vesh se një student i kursit (Tefik Ajazi quhej, u bë kirurg i zoti) donte të ikte nga Matematika në Mjeksi. U realizua ndrrimi.

 

 

Vazhduam së bashku (ishte edhe shoku tjetër i klasës, i miri Elmas Guga) tre vitet e para. Në fillim të vitit të katërt Departamenti përzgjodhi 14 studentët më të mirë të Degës Matematikë me të cilët u formua i quajturi “Grupi i Matematikës Speciale” (ose “Grupi i Matematikës 5-vjeçare”) Ishim të dy, unë dhe Sytiu, në këtë grup, të renditur, unë në vend të tretë dhe Sytiu në vend të pestë.

 

 

Elmazi, unë dhe Sytiu

 

Mbaruan pesë vitet e universitetit, emërohemi në Tiranë, unë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës e Sytiu në Universitetin Bujqësor Kamzës (ndër kohë që Elmazi kishe filluarë punë që një vit më parë në Institutin e Studimeve Bujqësore Lushje). Sukses për të tre.

 

 

Por jo, urdhri i PPSH ishte që të gjithë të emëruarët e rinj të ati viti të shkonim në rrethet nga kishim ardhur (qarkullim i kudrit u quajt ky vendim në atë kohë). Në vitin shkollor 1973-1974 fillojmë punë, unë mësues në Shkollën e Mesme Poliçan e Sytiu mësues në Shkollën e Mesme Çorovodë.

 

 

Me Sytiun

 

Pritëm që në fund të vitit të na rikthenin në Tiranë … hiç. Pas dy vite punë, udhëheqa e rrethit na “gradoi”, mua drejtor dhe Sytiun zëvendësdrejtor në shkollat përkatëse (disa vite më von Sytiu edhe Inspektor në Seksionin e Arsimit). Shtator 1982, pasi kisha refuzuar një vit më parë transferimin në Institutin Pedagogjik të Elbasanit, mua më emërojnë pedagog në Universitetin e Tiranës, Katedra e Matematikës së Përgjithëshme.

 

 

Fiks pas një viti, rrethanat e sollën (ç’bën rastësia!) që të ndihmoja për të ardhur edhe Sytiu (i cili në atë vit kishte ardhur në një kurs specializimi për psikologji pedagogjike në Fakultetin e Filologjisë, për nevoja të Seksionit të Arsimit Skrapar) në Katedrën e Matematikës së Pëgjithshme (ishte një vend bosh).

 

 

Pas dhjetë viteve u bëmë përsëri bashkë, jepnim mësim në të njëjtin Universitet, unë në Degët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Sytiu në ato të Inxhinierisë  Mekanike.

 

 

Duhet ta them, të dy, në ato vite, u bëmë një mbështetje e madhe morale për studentët Skraparas që vinin në Inxhinieri (në të gjitha degët, dhe nuk ishin pak). Vitet kaluanë … dhe një ditë shoku im, Syti u shpërngul familjarisht në Amerikë. Mungesë e madhe për njëri-tjetrin, por asnjëherë nuk u ndamë.