Triologjia e Dodonës së Tomorrit antik, e autorit Besim Dervishi, në Amazonë 

Triologjia e Dodonës së Tomorrit antik, e autorit Besim Dervishi, në Amazonë 

 

Besim Dervishi

 

 

Janë tre libra me të njëtin objekt studimi, të vërtetën historike dhe arkeologjike rreth  themelit pellazgjik, që është Dodona dhe mali Tomor, të cilat përbëjnë një trilogji unike.

 

 

Pra janë tre libra.  Të tre në gjuhën angleze dhe gjenden në Amazon, por edhe në platforma të tjera si: Barnes and Nobles, AbeBooks, Goodreads etj.

 

 

Triologjia është botuar nga shtëpia botuese Helios Publishing, me qendër në shtetin e Connecticut, USA.

 

 

Publikimi i librit të parë në Amazon, si libri më i vlerësuar

 

 

Libri i parë “TOMOR: THE FATHER OF PAGAN GODS” është hedhur në platformën Amazon në datën 28 dhjetor 2022, ku ka qëndruar për gati tri jave në numrin 1 si libri i ri më i shitur në këtë platformë.

 

 

Në një parathenie të shkurtër në platformën online për këtë libër kam shkruar:

 

“…Në këtë libër, dua të hedh pak dritë mbi vendet antike rreth Tomorit, si dhe të bëj publike disa  artefakte, terrakota, qytete të e lashta, emrat e vendeve dhe legjendat e këtij mali.

 

 Brenda librit do të gjeni sqarime dhe inditifikime precize për vendet arkeologjike përreth  malit Tomor, do të lexoni për disa legjenda, për qytetet te vjetra, për shkrimet e lashta mbi gurë, për adhurimin e kultit të lisit dhe për simbole të tjera.

 

Për lexuesin kam sjell shumë fakte arkeologjike për të treguar lashtësinë e këtij mali; gjithçka që shërben si indicie për zbulimin e Orakullit të Dodonës. Ka dëshmi të forta arkeologjike që të çojnë në përfundimin se kjo zonë ishte qyteti i diellit ose i yllit. Dihet se emri Ilion ose në latinisht Ilium, quhet Troy.

 

Sipas historianit Arthur B. Cook: “Zeusi quhet  Perëndia e Dritës. Por ai identifikohet gjithashtu me Diellin…”

 

 

Nëse libri i parë “TOMOR THE FATHER OF PAGAN GODS”, ishte hyrja e triologjisë për Tomorin dhe shpjegimi për tek e vërteta,  libri i dytë “TOMOR: HOME OF THE PAGAN TEMPLES” është zemra e kësaj triologjie, është thelbi dhe boshti i saj me fakte reale dhe te pakundërshtueshme për tempujt pagane që ngritën pellazgët në këtë mal.

 

Nëse deri dje Tomori është quajtur mal legjendash, sot ai do të quhet mal të vërtetash. Në libër do të gjeni terrakota, struktura megalitike të epokave të gurit që i përkasin periudhës ,ndoshta midis epokës së Mezolitit dhe punimit të Bakrit dhe më vonë me përpunimin me kallaj të epokës së bronxit të hershëm.

 

Gjithashtu edhe në këtë  liber do të gjeni shkrime të lashta dhe të reja si dhe vendin e sakt të Tempullit dhe Faltores së lisave të Dodonës.

 

 

Në një parathënie të shkurtër online në Amazon për këtë libër shkruhet:

 

“…Libri është një studim që fokusohet në gjetjet arkeologjike në malin e Tomorit, një varg malesh në Shqipëri që dikur ishin shtëpia e tempujve paganë që besohet se janë ndërtuar gjatë epokës ilire dhe pellazge.

 

Libri përmban mitin e Dodonës – një krijesë mistike, e bija e Zeusit, orakulli i së cilës besohet të jetë në malin e Tomorit.

 

Libri paraqet artefakte të shumta, rrënoja të lashta dhe rituale që njerëzit ende i ndjekin…”

 

Libri i dytë është botuar në platformën Amazon në 14 qeshor 2023.

 

 

Libri i tretë dhe përmbyllës i triologjisë dodoniane dhe tomoriane është botuar në 11 qershor 2024 po në të njëjtën platformë, Amazon. Titulli i tij është “TOMOR: BEYOND DODONA’S MYSTERY”.

 

Në parathënien e librit theksuar se:

 

“…Tempulli i parë për nder të Nënës Tokë u ndërtua në majë malesh, si në Tomor. Më vonë, ky tempull u zëvendësua nga tempulli për nder të Zeusit, Zotit të Qiellit.

 

Për shkak se në majë të malit nuk rritej lisi, kishte një zhvendosje të Tempullit të Dodonës. U rindërtua në lartësinë më të ulët, ku rritej lisi, që ishte simboli i Dodonës. Megjithatë, ajo adhurohej gjithashtu si një bimë, frutat e së cilës ushqenin njerëzit e lashtë. Kështu e parashikuan fatin e vizitorëve priftëreshat e tempullit përmes kremtimit të gjetheve të lisit.

 

Tempulli fillimisht nderoi Nënën Tokë dhe, më vonë, Perëndinë e Qiellit. Është ndërtuar në majën veriore të malit të Tomorit, ku edhe sot ka një rreth guri. Ky rreth gurësh është shkatërruar shumë herë, herën e fundit në vitin 1968, por është rindërtuar sërish dhe gurët ndoshta nuk janë origjinalë…”

 

***

 

 

Në raftet e Panairit Ndërkombëtar të librit në Londër

 

 

Libri ka qëndruar një javë si libri i ri më i lexuar në Amazon. Te tre librat jane vlerësuar online me rreth 45 komente dhe vlerësime me 5 yje.

 

 

Dy librat e parë i jane dorzuar Akademisë së Shkencave të Shqiperisë në gusht të vitit 2023 dhe janë protokolluar atje. Gjithashtu librat i janë dorëzuar librarisë së Kongresit Amerikan në Washington DC.

 

 

Triologjia është promovuar në një takim me libradashësit beratas në librarinë “Vehxhi Buharaja” të këtij qyteti (korrik 2023).

 

 

Në 28 korrik 2024 librat iu prezantuan publikut amarikan në qytetin Sterling Heights Michigan në atë që quhet Panairi i Librit.  Gjithashtu librat iu paraqitën lexuesit amerikan në Panairin e Librit në Troy Michigan.

 

 

Nga data 11 mars, deri në 13 mars 2025 libri TOMOR: HOME OF THE PAGAN TEMPLES  u paraqit në panairin ndërkombëtar të librave në Londër, Angli. Ndërsa  libri TOMOR: HOME OF THE PAGAN TEMPLES do të prezantohet nga data 31 mars deri në 3 prill në Panairin Ndërkombëtar të librave në Bolonja të Italisë.

 

 

***

 

 

Publikim si pjesëmarrës në Panairin e Librit në qytetin Sterling Height, Miçigan

 

Triologjia përmban në brendesi të saj rreth 100 foto të vendeve të ndryshme, artifakteve, terrakotave, skicave, hartave, librave të rrallë, strukturave megalitike të gurit, shkrimeve në gurë, bronz, argjend e të tjera, që nuk i keni parë ndonjëherë.

 

 

Librat mbyllen me nga një konkluzion të argumentuar për vendin e identifikuar nga unë të Orakullit, Faltores dhe Tempullit. Me argumente arkeologjike mbi fakte supermadhështore që kemi gjetur në terren.

 

 

Librat janë mbushur plot me burimet nga autorët antikë në funksion të së vërtetës. Njëri prej tyre hapet me një foto të rilindësit të fundit, Perikli Ikonomi dhe librit të tij, si një homazh për punën e pavlerësuar sa duhet të tij.

 

Të tre librat mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm :

 

https://www.amazon.com/stores/author/B0BRZFY4H4?ccs_id=231caa3b-1fb7-4407-8361-fc9765276384