Udhëtim –guidë: Nëpër Skrapar, Banja dhe Xhamia e Slatinjës
Xhamia e Slatinjës është ndërtuar gjatë sundimit osman. Është e njëkohëshme me banjat (hamamet) e famshme dhe uniike në Shqipëri. Të dy këta objekte janë ndërtuar për të plotësuar nevojat e jetës mesjetare.
Studiuesit mendojnë se këto banja kanë qenë më shumë për ushtarët e garnizonit turk të vendosur në Slatinjë, por e dhe për ushtarët që mbronin Kalanë e Gjenevizit.
Koha dhe transformimet e mëdha e të vazhdueshme të qendrave të banuara kanë bërë që këto objekte të ruhen të dëmtuar dhe të transformuar. Psh, fotoja e kopertinës tregon një grup njerëzish para xhamisë në vitet 1960 – 70. Fatkeqësisht, edhe ajo pjesë e ngelur nuk është më.
Banjat e Slatinjës kanë qenë ngjitur me xhaminë, edhe ato janë rrënuar.
Slatinja ndodhet shumë afër, posht Kalasë së Gjenevizit (Skraparit). Këtë kala e ka vizituar edhe Evlia Çelebiu. Ai e quan një fortesë ushtarake. Ka gjasa që në Slatinjë të ketë qenë një garnizon ushtarak me ushtarë dhe oficerë orientalë, që e kishin si zakon dhe rit latjen në banjat me avull. Këtu vinin edhe efektivët e Kalasë