
Unë e dua Vërzhezhën!
Gjergj Qafoku
Mbas disa ditë qëndrimi në Francë, kthehem e frymën e mbaj në Vërzhezhë. Më kishte marë malli për të. Edhe Vërzhezhën për mua.
Ju duket pak si poetike, por në Vërzhezhë mbushem me frymë, mar forcë e energji. Në çdo arë e vënd, në gurë e rrugica, në çdo shtëpi, pusë e burim, në sheshe e hije pemësh unë gjej diçka timen e herë të fshehur, gjej madhështin e historinë e Vërzhezhës.
Për çudi çdo gjë më duke më ndryshe: moti është më i mirë, dielli ndriçon më fort e qielli pa re, mjegulla është ” zhdukur” poshtë në luginën e Osumit e mbi Ramije.
Por… këtë herë…
Zbrita te Ara e Gjatë, gjithë rrugës prej 3.5 km nuk ndesha me njeri. Kishte gjelbërim, diku ndonjë arë e mbjellë me grurë apo tërshër, vreshta me hardhi, qershi e ullinj e shumica e lënë djerë.
Në vitin 1991 Vërzhezha kishte 390 ha tokë të punueshme, 30 ha blloku i qershive, 1 ha mandarina; vreshtë me hardhi në Varricë, Dypjaku i Shtrigut dhe i Cergës, Ilqa e Jahos, vreshtë me kumbulla te Veshti i Gegës, Arra në Çinagovë; vresht me ullinj te Gropa e Dosës, dardha në Ndaraj, mollë në Bajamez e gështenja në Polanicë.
Kishte tokë edhe në Lagësiras e Gjorgjovë, në Ndërmarrjen Bujqësore Çorovodë, Orizi i Babaliut, Stacini Zooteknik Buzuq, Gropa-Vëth, Dobrushë.
Desha të zbres te Hambulla e Sulos e të kaloja përmes lagjes Myftaraj, por nipi më thotë që nuk kalon dot andej se s’të lënë ferrat e hithrat.
Gjithë ajo lagje me 15 shtëpi , nuk kishte ngelur asnjë. Tomorri ,i vetmi, kishte bërë më tutje.
Në Myftarajt matanë tri familje, në Cergë asnjë. Mentori, i fundit, sapo ka ardhur në Tiranë.
Në Qafokë gjashtë familje; te Seranët, çuni i Mydarit; në Çyçkë asnjë. Aty kishte ardhur A. Mulita.
Ndërmjet lagjes Çela dhe shtëpive të Zeni Kapllanit është çezma e Dervish Iliazit, ndërtuar enkas për Cergët (shkrimtari Agim Cerga ka shkruar tregimin “Burimi”), që kishte topilë për kop(f)shtet e lagjes Çela.
Mundohem të bëj fotografi, por nuk mundem nga ferrat, çezma ishte tharë, nuk kishte më ujë.
Në Çelaj katër familje me Luftarin e sapo kthyer, në Agollarë pesë familje, lagja e Re, ndërtuar mbas viteve 1980, me shtëpi model elbasançe nga mbi njëzetë shtëpi, sot janë vetëm pesë, te Ladinët, një.
Te Kapllanët e Lumanit Mylazimi me vëllanë, te Kapllanët e Mukës pesë, te Kapllanët e Kryethit tre edhe këta të larguar nga vatani i parë, te Kapllanët e Dëllinjës asnjë, ndërsa në Gropa- Vëthë, një.
Në Metaj 3tri, në të Veliko Metës asnjë!.
Në Hysët e Myrtos asnjë, aty ka ardhur B. Hysi nga Kuçova dhe një nga Kryethët; te Hysët e Maksutit, një; te Hysët e Cekes gjashtë; te Hysët e Xhaferit asnjë; te Hysët e Çesmës së Bardhë dy; në Gjinec, një.
Në Kacidhe një; Shabanë dy; Zykollarë një.
Lagja Përtej (matanë përroit të Dërrasës), dikur me dyqan, sot me vetëm një banesë në lagjen Jaho.
Babalinjt, Malot, Mulitët, Godet, Spahiu e Kuqali asnjë.
Nuk jam munduar t’i numëroj.
Në vitin 1991 Vërzhezha kishte 206 familje.
Sipas regjistrit të Gjendjes Civile Vërzhezha ka 110 familje (një pjesë nuk kanë bërë transferimin për efekt të kontributit të sigurimeve shoqërore).
Sipas Instat në vitin 2021 Vërzhezha baskë me Orizajn kishin gjithsej 854 banorë, 409 meshkuj, 445 femra. Kishte 175 banesa.
Sipas Censusit nuk po e shkruaj se është gënjeshtër, i vërteti është ai që kam bër unë!!
Vajta e nga nuk vajta
Aty në Qëndër (qëndër i thënçin), ndenja më shumë. E shkatërruar e lënë në harresë, edhe Rrapi i tharë para disa vjetësh (është mbjellë një i ri nga stërnipi i Mustafa Shtrigut të parë, Pelivani).
Shkolla, e mbyllur para disa viteve. Ndërtesa dy katëshe pa dyer e dritare, suva e renë…
Shkolla e parë është hapur në vitin 1913, ka pasur edhe shkollë të Mesme Bujqësore me dhe pa shkëputje nga puna.
Qysh nga viti 1913 mësuesi shkonte te te nxënësi e jo nxënësit te mësuesi. Sot mbushet fugoni e nxënësit mësojnë më Çorovodë.
Po çfarë terrenesh sportive ka pasur: fushë futbolli, basketbolli, volejbolli, brez kalitjesh, paralele… sot mbjellë me grurë!…
Kjo është Vërzhezha e sotme, e çerekshekullit të 21 – të.
Është hera e parë që largohem me trishtim nga Vërzhezha ime dhe koka më ngelët pas, se aty u linda, u rrita dhe u burrërova.
Aty eca këmbazbardhur, aty pashë ëndërrat e mia dhe vetëm me Vërzhezhën i shoh.
Aty dashurova për herë të pare.
Aty kam varret e prindërve të mi.
E Vërzhezhë të premtoj: Se unë e disa djem e vajaza nga Vërzhezha jemi dhe do bëjmë për ty!
Ti je bukuria dhe krenaria jonë.
Jam krenar që jam Vërzhezhalli!…