Uzina “Enver”, një emër që sfidon kohërat

Uzina “Enver”, një emër që sfidon kohërat

 

Megjithëse adresën zyrtare e kam “Rruga Sali Butka”, Nr. 7 , shkalla 2, ap, 20”, as miqtë e shokët, as postjeri i lagjes, as ata të shitjeve on line, madje edhe policia nuk më gjen dot. Më duhtet t’i shtoj në kllapa kësaj adrese (Pas Uzinës Enver ose te Uzina Enver), që njerëzit të mos djersiten, sikletosen dhe të çlirohen: “Po hë, këtë të kllapave na thuaj se na mbarove”!

 

 

Ka fituar aq qytetari sa që, as një emër i ri nuk ka ngjitur dhe s’ka për të ngjitur kurrë për të,

 

 

ashtu siç ka ndodhur me ”21-in” e Stalinit; “Nshrakun” e riparimit të “Zisa-ve” sovjetikë; “Delijorgjin” e Delijorgjit; “Astirin”, një lagje mbi 100 mijë banorë, që mban emrin e një boje muri surrgato; “Pallatin me shigjeta” shtrembaluqe te Qyteti i Nxënësve; “Zogun e  Zi” të rrospiçkave të viteve ‘30 të shekullit të kaluar në rrugën e Durrësit etj.

 

 

 

Madje për ta përligjur dhe përkujtuar emrin e “Uzinës Enver”, pallatit të ri që po ndërtohet mbi themelet e saj, arkitektët i kanë dhënë formën e simboleve të fabrikave të kohës së socializmit.

 

Art dhe histori. Mirë kanë bërë! (Z. Hoxha, Orakujt…)