Veiz (Kopaçja) Sevrani

Veiz (Kopaçja) Sevrani

 

 

Hilë Lushaku

Studiues,  enciklopedist

 

 

Ka pasur nofkën “Kopaçja”.

 

Më 20 prill 1920 mori pjesë në veprimet ushtarake për marrjen e Gjirokastrës që mbahej nga italianët.

 

Në vitin 1921 u caktua komisar i policisë në Berat.

 

Në vitin 1922 ishte qark-komandant në Vlorë, graduar major (cilësuar nga shtypi i kohës “themelues i vërtetë i xhandarmërisë në Vlorë”).

 

Në vitin 1924, kur filloi Revolucioni i Qershorit ishte komisar policie në Përmet (një burim tjetër thotë se ishte në Elbasan).

 

 

Mbajti anën e qeverisë, përkrah Selahudin Blloshmit, në mbrojtje të kalasë së Beratit, por u shpartalluan keq nga sulmi i kryengritësve, u shpall i pandehur nga qeveria e Nolit ndaj u arratis në Korfuz.

 

 

Më 24 dhjetor u bashkua me Mufid Libohoven në sulmin nga Kakavia mbi Jorgucat së bashku me shumë filogrekë, madje u akuzua nga shtypi se gjatë atij sulmi “mori 300 napolona flori të doganës”.

 

 

Në janar 1925 u emërua nga Zogu në postin “prefekt i Beratit”.

 

 

Më pas është zgjedhur deputet, madje tepër aktiv në diskutimet dhe replikat  e parlamentit.