Veiz (Xhindi) Sevrani / Një karrierë mes uniformës, pushtetit dhe polemikave
Ka pasur edhe nofkën “Kopaçja”.
Më 20 prill 1920 mori pjesë në veprimet ushtarake për marrjen e Gjirokastrës që mbahej nga italianët.
Në vitin 1921 u caktua komisar i policisë në Berat.
Në vitin 1922 ishte qark-komandant në Vlorë, graduar major (cilësuar nga shtypi i kohës “themelues i vërtetë i xhandarmërisë në Vlorë”).
Në vitin 1924, kur filloi Revolucioni i Qershorit ishte komisar policie në Përmet (një burim tjetër thotë se ishte në Elbasan).
Qe kundë Fan Nolit, mbajti anën e qeverisë, përkrah Selahudin Blloshmit. Në mbrojtje të kalasë së Beratit u shpartalluan keq nga sulmi i kryengritësve dhe u shpall i pandehur nga qeveria e Nolit. U detyrua të arratiset në Korfuz.
Më 24 dhjetor u bashkua me Mufid Libohoven në sulmin nga Kakavia mbi Jorgucat së bashku me shumë filogrekë, madje u akuzua nga shtypi se gjatë atij sulmi “mori 300 napolona flori të doganës”.
Në janar 1925 u emërua nga Zogu në postin “prefekt i Beratit”.
Më pas është zgjedhur deputet, madje tepër aktiv në diskutimet dhe replikat e parlamentit.
Në Sevran ka ndërtuar shkollën fillore.
Të vjetërit, që kishin jetuar në të kohë, tregonin se Veizi “e kishte dorën të rëndë” nga ryshfetet që merrte për ndërhyrjet në qeveri.
Krahas mbiemrit “Xhindi”, ai pëdorte për mbiemër edhe emrin e fshatit, “Sevrani”.
Veç këtyre mbiemrave, populli i kishte ngjitur edhe nofkën Kopaçja (Veiz Kopaçja), pasi gjat kohës që ishte në xhandarmëri përdorte shumë dhunë gjatë ushtrimit të detyrës.
