Veprimtari e e bukur dhe mbresëlënëse në Durrës, kushtuar mësuesit, sportistit dhe krijuesit, Xhevdet Shallari
Siç edhe ishte njoftuar, ditën e premte u zhvillua në një nga sallat e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” veprimtaria e shoqatës atdhetare “Tomorri” – Durrës, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së një prej personaliteteve të arsimit, sportit dhe kulturës të Skraparit, që sot banon në Durrës, Xhevdet Shallari.
Dhjetra skraparllinj, miq e të ftuar, krijues të qytetit bregdetar ishin në këtë takim me dhe për Xhevdet Shallarin, një personazh me vlera, për një mësues në pension, një ish-sportist dhe një krijues që “befason” me prozën dhe poezinë e tij.
Moderuar nga Kejsi Paja, takimi nisi me përshëndetjen e kryetarit të shoqatës për Durrësin, Hajri Nuhu. Më tej, me interes u ndoq një insert në formën e një dokumetari me titull “Njeriu i pasioneve”, që tregonte jetën dhe veprimtarië e personazhit të ktij aktivitet, Xhevdet Shallarit, material i përgatitur nga studio “Gozhina” me autor Hajri Nuhun.
Një ligjërim i bukur dhe interesant për poezinë e Xhevdet Shallarit, për tematikën, risitë, mesazhet, figuracionin ishte ai prof.dr. Viktor Bakillari, një nga ish-nxënësit e mësuesit veteran.
Emoncione solli edhe poetesha Vjollca Koni (Ajasllari) që jeton në Austri. Koni, edhe ajo ish-nxënëse e këtij mësuesi, përveç fjalëve solli për pjesëmarrësit poezinë “Më prit Greva ime”!
Fjalët përshëndetëse të djalit të mësuesit, Landit, që jeton dhe punon në Kanada, ishin një pikë tjetër kulmore të veprimtarisë.
Përshëndeti dhe recitoi edhe vargje në këtë takim, kryetari i Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, Agim Bajrami.
Një nga mësuesit e brezit të tij, Çelik Nako veçoi vlerat kontributin e Xhevdet Shallarit për arsimin në Skrapar. I autorizuar edhe nga kryetari i Bashkisë Skraparit zoti Adriatik Mema ai dorëzoi edhe certifikatën e mirënjohjes për mikun dhe kolegun e tij.
Në emër të familjes, vajza e tij, Engjëllushe Shallari, mjeke kirurge, falënderoi pjesëmarrësit në takim.
Në fund u organizua edhe një koktejl për pjesëmarrësit.