
Veterani Faik Biraku, “I fundit i Mohikanëve”, që e dinte dhe e di se çështë plumbi!
Është, ndoshta “I fundit i Mohikanëve” gjallë, veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Skrapar. Është nga ata që e dinte dhe e di se ç’ishte plumbi që të vinte përballë dhe mu në ballë.
I harruar, i braktisur, sepse shokët e luftës dhe të punës i “ikën”, këta të tjerët, më të rinjtë, nuk e kuptojnë dhe kur flet “nuk ia lexojnë” dot mendjen… Ka mbyllur gojën. “Foli murit, foli gurit”, – thotë me vete.
Ka bërë një pakt me veten, të heshtë, kur nuk dëgjon njeri.
S’ka shumë kohë që ka ikur nga Çorovoda dhe ka ardhur këtu në Tiranë, te vajza. Kafen e pi te “Mondiali”.
Në atë fixhan mëngjezi është mbledhur dhe derdhur gjithë jeta e tij, me të mirat dhe të këqiat e saj: jeta e luftës, e pasluftës; dhimbjet e mëdha, humbja e djalit, Aleksandrit në lule të rinisë; humbja një nga një e shokëve dhe e miqve të dashur dhe të shtrenjtë.
Por në atë filxhan janë mbledhur dhe derdhur edhe gëzimet e jetës, lindjet, rritjet dhe përparimet e nipërve dhe mbesave të tij, që, natyrisht e lumturojnë shumë.
Faik Biraku ka lindur në Barç të Skraparit më 22.10.1927, në një familje patriotësh. I at i tij ka marrë pjesë në Luftën e Vlorës më 1920.
Edhe pse adoleshent, në moshën 16 vjeçare u inkuadrua në Brigadën e 10 Sulmuese Prtizane.
Edhe mbas Çlirimit mbeti në ushtri. Ka marrë pjesë në provokacionin grek të 2 gushtit 1949.
Në vitin 1950 ishte kursant në shkollën Ushtarake të Oficereve në Tiranë. Pas mbarimit të kursit 3-vjeçar u caktua me shërbim në Kukës ku qëndroi rreth 4 vjet. Më vonë transferohet në Shodër për rreth 4 vjet dhe me pas, për 6 vjet në Brigadën Sulmuese Përmet.
Për rezultate të mira, ngrihet në përgjegjësi dhe tranferohet në Gjirokastër, ku emërohet komandant batalioni arti-mitralier për rreth 3 vjet në Poliçan dhe Dropull. Këtu i u dha edhe grada major.
Më pas kalon në rrethin e Skraparit, në vendlidjen e tij të dashur, komandant Grupi me Forcat Vullnetare, ku këtë detyrë e kreu me përkushtim për rreth 15 vjet rresht deri sa doli në pension.
Si veteran dhe pensionist ishte ndër më aktivët në rrethin e Skraparit.
Për aktivitetin e tij, për punën e mirë, organizata e Veteraneve dhe Bashkia e Çorovodës e ka shpallur Qytetar Nderi te qytetit.
Veç këtij tilulli, Faik Biraku gëzon edhe shumë nderime dhe vlerësime të institucioneve të larta të shtetit shqiptar si, Medalja e Trimërisë dhe Kujtimit, Urdhri “Naim FrashërI”, akorduar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë etj. (#Orakujt…##)