Vigan Korita, një emër i ndritur i bujqësisë shqiptare
Demir Korita
Brezi i artë i bujqësisë ishin të gjithë ata që studiuan jashtë vëndit e hodhën themelet e shkencës bujqësore shqiptare, por ishte dhe brezi i dytë ku bënte pjesë edhe Vigani, dhe mjaftë të tjerë të cilët iu përkushtuan kësaj shkence .
Vigani e meritonte plotësisht vëndin midis atyre pedagogëve e shkencëtarëve të shquar të bujqësisë si; Skënder Xhiku, Lefter Veshi, Shyqyri Spaho, Faik Bajraktari, Aqif Dabulla, të cilët hodhën themelet e agropedologjisë shiptare.”
Vigan Korita (Hatellari) erdhi në jetë si një meteor, i cili do të rrezatonte me potencialin e tij intelektual në shërbim të shkencës dhe shoqërisë shqiptare bashkëkohore. Ishte lindur më 17 janar të vitit 1939, në Koritë të Skraparit, në një familjeqë kishte dhënë kontributi për liri, pavarësi e çlirim kombëtar të vëndit.
I ati i vdiq shpejt, kur Vigani sapo kishte mbushur të 4 vjetët, dhe vëllai tjetër, Myftari qe vetëm një vjeç. U rritën nën kujdesin e të ëmës dhe xhaxhait të tij, të cilët pas viteve të çlirimit u vendosën në fshatin Petovë e Re të Fierit.
Shkollën fillore e përfundoi në Petovë dhe atë 7-vjeçare pranë shkollës Nr. 2 , të cilën e bëri nëë këmëbë që nga Petova. Përfiton të drejtë studimi dhe më pas bursë e plotë në shkollën e mesme bujqësore, që fillimisht ndodhej në Fier dhe më pas në Fermën e Çlirimit. Edhe atje u shqua si nxënës ekselent.
Vigani ndoqi rrugën e shkollimit nga vendlindja, Fieri, e deri në Insitutin e Lartë Bujqësor Tiranë, duke përfunduar shkëlqyeshëm fakultetin e bujqësisë. Qysh në vitin e vitin e katërt, me urdhër të rektorit Gaqo Tashko e mbajtën si asistent-pedagog në katedrën e Patologjisë (agro-kimisë), me rrogë bazë 5000 lekë të vjetra duke patur si udhëheqës profesorët Ali Çarçani, Teki Tartari dhe Skënder Gozhita. Vitin e fundit e përfundoi si student me korrespondencë.
Edhe pse sapo ishte ingranuar në shkencë, për nevoja të rëndomta të rretheve, e transferojnë me detyrën e kryeagranomit të NB “5 Shtatorit”, të Skraparit. Më pas, aiu transferohet në shkollën e mesme bujësore të Fierit dhe pas tre vjetësh nga këtej, pedagog në Insitutin e Lartë Bujqësor, Kamëz, Tiranën në katedrën e Mikrobiologjisë”. Qysh në fillimet e punës si pedagog i ri Vigani u integrua shpejt me këkesat e mësimdhënies dhe me vizion të qartë mbi hedhjen e bazave shkencore në këtë fushë të re për shkencën shqiptare.
Ai me studentët ishte i dashur, i ëmbël, komunikues, kishte aftësi organizuese e argumntuese në leksionet me studentëtë, të cilët i konsideronte si shokë. Por kërkonte prej tyre që të jepnin maksimumin, që nesër të bëheshin specialist e shkencëtarë të zotë të bujqësisë shqiptare.
Në kulmin e punës kërkimore – shkencore, në vitin 1978, e transferojnë në detyrën e kryetarit të kooperativës bujqësore të Priskës. E çuan atje me motivin për ta nxjerrë kyë ekonomi nga prapambetja!
Natyrisht që, largimi i Viganit dhe i disa pedagogëve nga Insituti Bujqësor e dëmtoi disi shkollën, pasi ata kishin hedhur bazat e sistemit mësimor, por për atë kohë si duket kishin rëndësi detyrat immediate dhe jo ato të perspektivës.
Në vitin 1982 e kalojnë në detyrën e shefit të bujqësisë të rrethit të Tiranës. Në atë detyrë punoi rreth 5 vjet ku ndikoi për kualifikimin e kuadrit dhe specialistëve të bujqësisë për rrethin në kërkesat për ta vënë bujqësinë mbi baza shkencore, pasi Tiranës nuk i mungonin specialistët, insitutet dhe laboratorët e bujqësisë
Teksa mendonte të rikthehej përsëri në fakultet dhe të merrej me studime shkencore të lëna në mes, nomenklatura e lartë e emron në detyrën e nënkryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës dhe më pas, nga mesi i vitit 1989, Vigani emrohet në Ministrinë e Bujqësisë, në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Në fund të vitit 1991, në korrik 1992 qarkulloi po në ministri në detyrën e drejtorit të Drejtorisë në Marrëdhëniet me Jashtë,. Jo mq shumë, por një vit më pas, “shkencëtari, intelektuali dhe organizatori i talentuar” si dhe të gjitha projektet e tij shkencore iu nënshtruar ligjit famëkeq 24/1, pushim nga puna.
I qau zemra, i rrodhën lot nga sytë, kur, pas viteve 90, pa të shkatërrohej Shqipëria, të shkatërrohej krenaria e vëndit, të nëpërkëmbej gjaku i dëshmorëve e djersa e shqiptarit, që me shumë mund kishte bërë progres të madh. Pa të shkatërrohej bujqësia, frutikultura, blegtoria, ku ai vetë kishte dhënë kontributin e tij. Iu lëndua zemra, kur pa që u dogj Instituti i Lartë Bujqësor, biblioteka, laboratorët ku kishte punuar me shokët e studentët, duke i dhënë një kontribut të çmuar bujqësisë. Këto e plagosën rëndë e që atëherë u sëmur e s’ngriti më krye. Dhe zemra e tij filloi të bëjë poshtë e më poshtë .
Mburrej që ishte bir i Skraparit. Sa herë që largohej prej tij, sytë i përloteshin e ndiente dhimbje në shpirt. Atje kishte lënë pasurinë shpirtërore.
Vigani la një emër. Dhe ai që lë një emër, rron gjatë