Viktor Bakillari: Një e vërtetë historike e padiskutueshme
Viktor Bakillari
Një temë, një ngjarje historike, fatkeqësisht, jashtëzakonisht e diskutuar, e përfolur, e paragjykuar, e falsifikuar, që endѐ, sa vjen nëntori hidhet si tymnajë në tregun historik dhe mediatik sikur Tomorrica nuk u lajmërua për të marrë pjesë nga përfaqësuesi i Skraparit, Xhelal Koprëncka, për të qenë ai përfaqësuesi i vetëm aty.
Ndërkohë që ngarjet duhet në marrë në konteksitin kohor nëpërmjet dokumenteve.
Tomorrica dhe Gramshi i atyre ditëve nuk kishte të bënte administrativisht me Skraparin, por me Elbasanin, me firmë e vulë të një fugure të madhe historike si Aqif Pashë Elbasani, i cili zgjodhi edhe delegatët e Vlorës.
Natyrisht, me matërialin që unë po sjell më poshtë “nuk do të përmbys botën!”, por do të mundohem që të ndikoj sado pak në zbardhjen e kësaj ngjarje dhe në mbylljen e disa gojëve të disa njerëzve që shtrembërojnë të vërtetat e historisë.
Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.
Aktin e saj e nënshkruan 40 firmëtarë.
Emrat e tyre gjenden, mjafton që të kërkoni në Internet.
Nëse ngjarjet do të shkonin vaj, aktin do ta nënshkruanin 42 firmëtarë.
Pra, mungojnë dy veta:
- Përfaqësuesi i Tomorricës
- Përfaqësuesi i nënprefekturës së Gramshit.
Përfaqësuesi i Tomorricës që duhej të nënshkruante aktin e Pavarësisë quhet Seit Shëmbërdhenji, me emrin e vërtetë Xhile Liçi nga fshati Ermenj(sot Skënderbegas).
Përfaqësiesi i Gramshit quhet Asllan Shahini.
Këta dy burra si vëllezër, u nisën për në Vlorë, por moti i keq nuk ua mundësoi.
Ata shkuan deri në Berat dhe, në pamundësi për më tej, nisin këtë telegram.

Telegrami është përcjellë kështu nga Berati:
“Berat në vjeshtën e tretë të ….. 4 ora e natës . Shkëlqesisë tija, Ismail Qemal beut, Vlonë.
Sado që kemi tri ditë që kemi ardhë këtu, nga shkaku i dimnit nuk kemi mujtë me ardhë aty. Lutemi të pranoni përfaqësimin e krahinave tona . Në qoftë nevoja për ne, na lajmëroni .
Përfaqësuesi i Nënprefekturës së Gramshit
Asllan Shahini.
Përfaqësuesi i Tomorricës,
Seit Shëmbërdhenji. “
Shënim:
Këto të dhëna dhe imazhin që shoqëron këtë telegram i kam marrë nga Sulo Gradeci, në një shkrim të tij të botuar në disa gazeta të kohës me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë;
nga libri “Gramshi në shekuj për liri” i Kadri Musajt, veteran, figurë e njohur në Elbasan,;
nga libri “Krahina e Tomorricës, me autorë at e bir, Elmaz dhe Arben Guga”;
nga muri i fejsbukut të Asqeri Dikos -Zaloshnjës,ish – arkivist profesionist dhe studiues i palodhur i arkivave osmane në Stamboll etj.
Pra, paria e Tomorricës dhe ajo e Gramshit, dalin në një emërues të përbashkët duke nxjerrë në pah gjenialitetin dhe mprehtësinë e atyre viseve, të cilat caktuan kreun e shtetit shqiptar që t’i përfaqësonte në kuvend.
Zgjidhje më optimale, zgjidhje më gjeniale, nuk ka!
Nderim për burrat e parive të Tomorricës dhe të Gramshit për mprehtësinë e tyre, për gjetjen gjeniale!…
