Yzedin Hima / “Të Mallkuarit me art”, që presin t’i bekojmë me njohje dhe lexim

Yzedin Hima / “Të Mallkuarit me art”, që presin t’i bekojmë me njohje dhe lexim

Te libri me esѐ “Të mallkuarit me art”, i autorit Yzein Hima, krahas esѐve të tjera, gjen ese letrare për veprat e autorëve që studiohen në shkollën e mesme dhe në universitet  si Homeri, Virgjili, Dante, Servantesi, Shekspiri, Gëte.

 

Gjithashtu gjen esѐ letrare për poetët hermetikë shqiptarë si Martin Camaj, Zef Zorba, Jamarbër Marko, Mihal Hanxhari.

 

Mund të lexoni esѐ për poetë që shkaktuan habi estetike kur dolën në dritë si Frederik Rreshpja, Visar Zhiti, Arshi Pipa, Sadik Bejko, esѐ për përkthyesin, dijetarin dhe poetin Vexhi Buharaja etj.

 

Libri gjendet te librari “Art” te Stacioni i Trenit, te librari “Albania” në Bllok, te librari “Adrion” te Pallati i Kulturës në Tiranë, te kancelari – libraria e Nik Kurtit te Rrapi dhe te libraria “Viktor Hygo” në lagjen “Çlirim” në Berat.