Zarr i frikshëm në zonën turistike, religjioze dhe natyrore më të bukur dhe më të frekuentueshme të Tomorrit
Prej më shumë se 24 orësh një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Parkun Kombëtar në Malin e Tomorrit në Skrapar.
Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm dhe është përhapur me shpejtësi drejt vendit të peligrinazhit të përvitshëm të besimtarëve bektashinj (20-25 gusht) dhe pyllit me pisha të Parkut Kombëtar, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Drejt zonës së zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Skraparit dhe punonjësit e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura. Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit ka bërë që të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Skraparit janë nisur forca nga Berati dhe Poliçani, ndërkohë që atyre u janë bashkuar edhe banorë të zones, çka është pak.
Duhet që shteti, qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes ta vlerësojnë maksimalisht këtë rast, kemi të bëjmë me një ndjeshmëri histortike dhe ekzistenciale të Shqipërisë.
Më e mira u bëftë! Ndihmë, o Abas Ali! (Orakujt…)