Zylyftar Veleshnja, një model i papërsëritshëm luftëtari

 Zylyftar Veleshnja, një model i papërsëritshëm luftëtari

Zylyftar Veleshnja në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte një nga figurat më të rëndësishme, drejtues dhe organizator në krahinën e Skraparit dhe të Beratit. Ai,  edhe pse i plagosur dhe invalid, nuk u shkëput kurrë nga populli dhe hallet e tij, u shkri me të, ndaj dhe pati atë respekt dhe dashuri nga të gjithë, gjatë gjithë jetës së tij fizike, por edhe më pas.

 

 

“Orakuj e Tomorrit” gjen rastin që, në 46-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, të risjellë shkurtimisht këtë  përkujtesë historike të shkruar nga Fatmira Mustafaj:

 

 

 

Lindi në vitin 1902 në Veleshnje të Skraparit (vdiq më 27 gusht 1977).

 

Ishte me origjinë nga Cakët e Osojës. I ati i tij kishte shkuar në truallin e dajos së vetë në Veleshnje.  Gjatë gjithë jetës së ti mbajti mbiemrin Veleshnja.

 

 

Mori pjesë në revolucionin e Nolit të vitit 1924, bashkëpunoi me Asim Vokshin  dhe Riza Cerovën (me të cilin ishte edhe kushëri) kundër regjimit të Mbretit Zogu dhe mori pjesë në kryengritjen antizogiste të Fierit , 1935.

 

 

Pas dështimit të kësaj arratiset në Greqi, ku më 1936 pranohet anëtar i Partisë Komuniste Greke.

 

 

Pushtimi fashist i Shqipërisë e gjeti jashtë shtetit. Me t’u kthyer në atdhe u lidh menjëherë me komunistët dhe Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, në shërbim të së cilës vuri të gjitha forcat e veta deri në çlirimin e plotë të atdheut.

 

 

14 mars  1942 formoi çetën e parë territoriale “Riza Cerova”.

 

Në gusht 1943 zgjidhet nënkomandant i Shtabit të Qarkut Berat.

 

18 janar 1944 formon në Liqeth të Skraparit Grupin e Tretë partizan ku u  zgjodh komandant i Grupit.

 

Në janar 1944, në betejën legjendare të Tendës së Qypit plagoset rëndë, humb njërën këmbë.

 

Në Maj teëvitit 1944 Zylyftari do të merrte pjesë si delegat i Kongresit të Përmetit me shokët : Kareman Ylli, Mane Nishova,Hysen Zaloshnja, Asllan Osoja, Neshat Hysi , Baba Fejzo Therepeli, Urani Kudra (Berat) e Musa Abedini (Berat).

 

Zylyftar Veleshnja dhe Kareman Ylli zgjidhen anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm Antifashistnacionalçlirimtar.

 

Pas çlirimit të vendit ai do të emërohej Komandant i Qarkut të Beratit.

 

Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Skrapar.

 

Nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Qarkut të Beratit.

 

Është zgjedhur deputet në të gjitha legjislaturat.

 

Anëtar i Kryesisë të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë.

 

Në vitin 1946 do të zgjidhet Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Luftës së popullit shqiptar.

 

Më vonë do të mbaj detyrën e kryetarit të Komitetit të LANÇ-it  në Berat.

 

Nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it , Kryetar i Frontit Demokratik në Berat si dhe Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë .

 

Mban shumë urdhëra e medalje.

 

Në vitin1949 iu dha titulli i lartë “Hero i  Popullit”

 

 

Lavdi  jetës dhe veprës së Heroit!