Zyrtare / E “Orakujve të Tomorrit”

Zyrtare / E “Orakujve të Tomorrit”

Lidhur me krimin makabër që ka ndodhur në Himarë, po shohim video të momentit të ngjarjes, po shohim foto të të atit të viktimës fatkeqe që i sulet kriminelit, po shohim foto të vajzës pa retush, çka përbën një krim të dyfishtë dhe  të shumëfishtë  të një pjese të madhe të  mediave shqiptare.

Media që bashohen me krimin! Media qe nuk kane haberin minimal te etikës medaitike dhe njerëzore, por edhe asaj ligjore. Shesin shpirtin për një klikim!…

 

Nuk po flasim në këtë rast për politikën, që ajo gjuan gjak për të jetuar dhe mbijetuar mbi llumin dhe zullumin që ka krijuar në këtë vend.

 

“ Orakujt e Tomorrit”, si pjesë e kësaj medie, distancohet nga kjo mënyrë informimi dhe komunikimi me publikun e gjerë dhe u kërkon organeve ligjore dhe shoqatave të gazetarëve të ndërhyjnë menjëherë në këtë krim tjetër që po bën media.

 

Stafi i vogël  dhe modest  i “Orakujve të Tomorrit” iu bën thirrje gjithë televizioneve dhe mediave të tjera homologe:  “Hiqini  filmimet dhe fotot, se po bëheni në një farë mënyre vrases të dyfishtë e të shumëfishtë, po bëheni më vrasës se vrasësi  i parë.

 

Ç’janë këta idiotë dhe budallenj që iu ndjekin? A e kuptojnë ata se po bëhen vrasës  të trefishtë.

 

Lerini familjaret e shkretë ta përjetojnë ashtu siç u ra në pjesë.  Mos i rëndoni më. Mos jepni lajme, mos nxirrni foto, mos nxisni njerez (injorantë, se të mençurit nuk iu ndjekin) për një LIK-e, për një KLIK, se bëheni bashkëpunëtorë në krim, bëheni më kriminelë se krimineli i vërtetë…

 

”Orakujt e Tomorrit” i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes! Engjëllit të vogël, qetësi mes lodrave dhe ëndrrave që, me siguri, do t’ia sigurojë Parajsa!